Shehu: Nuk mund të ketë bashkim me veglën dhe patericën e Ramës!

“Sado të ketë paterica, PD do të dalë mirë në zgjedhje”. Kështu shprehet deputeti i PD, Tritan Shehu, vetëm një ditë para se KQZ të vendosë nëse do të regjistrojë grupin Alibeaj apo Partinë Demokratike me kryetar Sali Berishën, për zgjedhjet e 14 majit. Ai thotë se nuk pret ndonjë zhvillim pozitiv pasi siç thotë ai duart e Ramës dhe qeverisë së tij janë kudo.

“Nuk pres gjë të madhe. Të gjithë energjitë tona duhet të koncentroten te baza, te njerëzit. Të jeni të bindur që PD do marrë pjesë në zgjedhje. Ka forma teknike për të tejkaluar këto arbitraritete ligjore. Rëndësi ka përgatitja për zgjedhjet”.

I bindur se kjo skemë do t’u kthehet në bumerang iniciatorëve, Shehu thotë se PD do ta tejkalojë këtë vetëm me mobilizim.

“Gjithë kjo situatë kërkohet të krijohet artificialisht nga Rama përmes manikinit të tij Alibeaj për të dëmtuar demokracinë dhe për të çuar ujë te Rama. Kjo duhet tejkaluar me një mobilizim akoma më të madh tonin. Kjo që po ndodh do të kthehet në bomerang për iniciatorët”.

Refuzimin e ftesës së Alibeajt për bashkim e argumenton me faktin se nuk mund të ketë bashkim me atë që ka përçarë partinë.

“Nuk mund të bëjë bashkim ai që është përçarës i madh. Nuk mund të bëjë bashkim ai që është vegla dhe paterica e Ramës. Më sillni njerëz thotë se unë kam vulën në qafë të varur nga Rama”.

Thirrja e tij e fundit shkon për kolegët deputetë rreth Alibeajt.

“U kërkoj kolegëve të kuptojnë mirë ku është elektorati dhe të marrin pozicionet politike në bazë të elektoratit të tyre”.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Bashkia vijon të drejtohet nga një hajdut i pashembullt, Erion Veliaj!

Anëtari i kryesisë së PD, Bëlind Këlliçi gjatë fjalës në protestën që u zhvillua përpara …

Leave a Reply