Berisha: Vitet e fundit PD përjetoi skenare që donin ta asgjësonin, por demokratët i përballuan me guxim epik

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Kavaja se, vitet e fundit PD-ja përjetoi skenare që donin ta asgjësonin, por demokratët i përballuan me guxim epik. Ai tha se, përjetoi skenarin ogurzi të Edi Ramës, mafias shqiptare, mafias ndërkombëtare të asgjësimit të saj.

“Të dashur demokrate e demokratë të Kavajës, qytetare e qytetarë të Kavajës, kudo që jeni sot, përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh ndaj jush, për mbështetjen e jashtëzakonshme, rolin tuaj në demokracinë shqiptare, për dashurinë tuaj për Kavajën për Shqipërinë.

I dashur kandidati ynë i shkëlqyer, kandidati i lirisë, i primareve, i fitores, Fisnik Qosja.

I dashur kryetar i PD, të dashur drejtues të PD-së, në qendër dhe rreth, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme për punën që bëni.

Miq të mi!

Ne sot mblidhemi këtu në një kohë kur në pallatet e krimit, të organizatave kriminale, po bëhen projekte ogurzeza, u bënë projekte për të përjashtuar PD-në, forcën politike që solli pluralizmin në Shqipëri, nga zgjedhjet. Sot kjo është përgjigja më e shkëlqyer që kjo organizatë kriminale e kryesuar nga Edi Rama, merr nga qytetarët e Kavajës dhe do e marrë nga mbarë shqiptarët.

Vitet e fundit PD-ja përjetoi skenare dhe kalvare si asnjë forcë tjetër politike në Europë dhe botë në vendet e lira. Përjetoi skenarin ogurzi të Edi Ramës, mafias shqiptare, mafias ndërkombëtare të asgjësimit të saj. Të gjitha këto, se këta mafiozë shqiptarë, amerikanë e çfarëdolloj kombi ishin, kishin vetëm një qëllim; pushtetin e Edi Ramës ta forconim me të gjitha mjetet në mënyrë që këtu të bashkësundonin me të, në mënyrë që Shqipëria të boshatisjes nga shqiptarët, që shqiptarët të largoheshin masivisht dhe këtu të mbretëronte, sundonte mafia.

Kjo goditje u përballua me një guxim epik nga ju epik nga ju demokratët e demokratet e Kavajës dhe mbarë Shqipërisë. Ju u ngritët me guxim, të vendosur, si të pamposhtur në mbrojtje të vlerave që besoni, të idealeve që besoni”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …

Leave a Reply