Protestë para zyrave të Alabbar: Larg duart nga Porti i Durrësit! Po grabit pasurinë tonë!

Qytetarë dhe aktivistë të Shoqërisë Civile protestuan pasditen e sotme para zyrave të Mohamed Alabbar te “Air Albania”, ku biznesmeni arab po prezantonte projektin te një grup artistësh dhe përfaqësuesish të qeverisë.

Aktivisti Aulon Kalaja i bëri thirrje Alabbar të tërhiqet nga projekti i cili sipas tij përbën aferë korruptive.

Përveçse potencial ekonomik, Kalaja tha gjithashtu se Porti i Durrësit është edhe element identitar që e bën Durrësin dhe vendin perëndimor dhe europian.

“Këta grup të rinjsh janë nga Durrësi përgjithësisht të cilët shprehin kundërshtimin e tyre për projektin e Portit të Durrësit. Kemi bërë disa fletëpalosje të cilat ia kemi shprëndarë çdo artisti që është në takimin e qeverisë. Një fletëpalosje ia kemi dhuruar edhe zotit Alabbar i cili është personi kryesor në lidhje me aferën korruptive sipas nesh që po ndodh në Portin e Durrësit”, tha Kalaja.

Aktivistët shpërndanë fletëpalosje me 5 pika ku renditen arsyet pse Porti i Durrësit duhet të mbrohet nga kërcënimi i projektit të Ramës dhe Alabbar:

– Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe Porti i Durrësit përbën prioritet ndërkombëtar për sigurinë e aleatëve strategjikë

– Porti i Durrësit është pika strategjike për Korridorin VIII për investimet strategjike të Shqipërisë si hekurudha për kalimin e mallrave nga lindja drejt perëndimit

– Porti i Durrësit është i vetmi port në Shqipëri që garanton ardhjen e mallrave nga vendet e perëndimit

– Porti i Durrësit krahas aeroportit Nënë Tereza është pika strategjike e turizmit në Shqipëri ku konkurron Monakon dhe Dubain për shkak të pozicionit strategjik lindje-perëndim.

– Ne mendojmë që Port i Durrësit është motori i ekonomisë së Durrësit.

Teksa protestuesit i kërkon të hiqte dorë nga grabitja e Portit të Durrësit, biznesmeni Alabbar ka dalë nga zyra e tij dhe ka ndërprerë protestuesit duke tentuar ta kalojë me batuta aferën e Portit, duke iu ofruar kafe, çaj dhe ujë protestuesve.

“Kishim një ndërprerje nga Alabbar, me sa duket është i shqetësuar nga prezenca jonë. Ne nuk shitemi as me kafe, as me ujë, e kemi zakon ta mirëpresim mikun në Shqipëri, por nuk është i mirëpritur në Portin e Durrësit për të na grabitur një nga pasuritë që na bën ne perëndimor”, u shpreh Kalaja.

 

About Redaksia

Check Also

“Reja” nën mbrojtjen e SIGAL UNIQA/ Kompania lider siguron instalacionin e famshëm në zemër të Tiranës

Një nga veprat më të njohura të instalacionit të artit publik, “Reja”, ideuar nga artisti …

Leave a Reply