Shpërthim i fuqishëm tritoli në një banesë në Kurbin

Një sasi tritoli i është vënë një banese në Sanxhak të Kurbinit, në pronësi të Skënder Likës. Ngjarja ndodhi rreth orës 3:20 të mëngjesit të së premtes.

Prej shpërthimit të fuqishëm jane shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe po ashtu dëmtime edhe te banesat përreth. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku po vijon hetimet, ndersa ende nuk dihen motivet e shperthimit.

Skënder Lika është autori i vrasjes së Rakip Rolit, i cili pas ngjarjes u arratis nga vendi i krimit së bashku me të birin.

Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të Paulin Gjergji dhe Bujar Lika (ky i fundit pa lidhje farefisnore me autorin e vrasjeve).

Policia e Kurbinit njoftoi paraprakisht se “në orët e para të mëngjesit, në Sanxhak, Kurbin, në veranden e banesës së shtetasit S. L., ka shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply