Berisha: Këto zgjedhje janë për fatin tonë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Korça se, këto zgjedhje janë për fatin tonë, që të shndërrojmë pasuritë tona në mirësi për qytetarët dhe jo në mallkim.
“U punua shumë, u ndërtuan HEC-et e Devollit, të Fanit, me dhjetëra e dhjetëra HEC-e të tjera. Sot HEC-et private prodhojnë 58% të energjisë që prodhohet në Shqipëri dhe kjo është një arritje historike për ne. Ato ujëra derdheshin në det, as për ujitje nuk përdoreshin, por tani shndërrohen në mirësi. A shndërrohen në mirësi këto për ju? Jo, jo. Pse, çfarë bëjnë këta? Digat ua shesin sekserëve të vetë me çmime qesharake.
Kanë krijuar kompani seksere të blerjes së energjisë, i zbrazin digat dhe këta blerës, këta makutër, këtë energji që e blejnë me 30 euro, e shesin në bursë me 180-200-250 euro dhe të gjithë fitimin e ndajnë me qeveritar. Digat tona boshatisen, biznesit i 4-fishohet çmimi i energjisë, qytetarëve u rri mbi kokë 800 kilovatëshi, do ua vendos sot, do ua vendos nesër.
Në një kohë kur viti 2022-2021, kanë qenë vitet më të mbara, Shqipëria ka prodhuar çdo vit 9 terravat energji elektrike, 2 miliardë kilovat orë më shumë seç konsumon. A duhet ne të ecim në këtë mënyrë? Unë u bëj thirrje të gjithë korçarëve, qytetarëve, këto zgjedhje janë për fatin tonë, që të shndërrojmë pasuritë tona në mirësi për qytetarët dhe jo në mallkim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama me overdozë në spital? Denoncimi…

Gazetari Romir Saraçi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me kthimin e kryeministrit …

Leave a Reply