Boçi: Pse në Elbasan, në traditën e Ditës së Verës, nuk flitet veçse për gjëra të gëzuara…

Në prag të Ditës së Verës, 14 marsit, kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, deputeti i PD, Luçiano Boçi sheh me trishtim, varfërinë që mbizotëron në këtë qytet. Ai akuzon drejtpërsëdrejti Qeverinë Rama për mungesën e plotë të vizionit për zhvillimin e njerit prej qyteteve më të mëdha të vendit.

“Kushdo që e njeh Elbasanin dhe traditën e Ditës së Verës, e di që në këtë ditë tek ne nuk flitet veçse për gjëra të gëzuara. Optimizmi shkruan horizontin e botës dhe të njeriut. Por sot dua ta them atë që më dhemb e më trishton për bashkëqytetarët e mi. I shoh dhe i dëgjoj kur më thonë për pamundësinë që kanë për të gëzuar siç duhet.

Çmimet e çdo gjëje në Elbasan janë jashtëzakonisht të larta. Festa mund të bëjë ende kuptim për fëmijët. Por për prindërit e tyre, për dëshirën e madhe të elbasanasve për ta shtruar begatshëm tryezën e mikpritjes, për zemrën e madhe të Elbasanit – këto kosto jetese janë absolutisht të papërballueshme.

E gjitha lidhet me mungesën e punës. Pa punë s’mund të ketë perspektivë dhe zhvillim.  Elbasani i ka të gjitha mundësitë dhe resurset edhe për shkak të vendodhjes gjeografike që të krijojë dhe mundësojë hapësira të panumërta punësimi. Është e gjitha çështje vizioni! Elbasani meriton të ketë festë! Elbasanin e presin ditë shumë më të mira!”, shprehet Boçi.

Në vijim, ai ka shtuar dy pamje të tregut bosh të qytetit.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply