European Youth Parliament Albania, Spahia: Kënaqësi që zgjodhën Shkodrën

Kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka deklaruar se për 4 ditë radhazi Shkodra mirëpriti Konferencën e 15-të Kombëtare të Përzgjedhjes së European Youth Parliament Albania, konferencë e cila mbledh të rinjtë nga e gjithë Evropa për të diskutuar tema aktuale.

Në një postim në Facebook, Spahia ka shkruar se të rinjtë shqiptar krah atyre evropian diskutuan mbi tematika të rëndësishme që lidhen me sfidat që kanë sot vendet tona duke treguar se janë një zë i fortë për vendin e tyre.

Postimi në Facebook

Për 4 ditë radhazi Shkodra mirëpriti Konferencën e 15-të Kombëtare të Përzgjedhjes së European Youth Parliament Albania!

Të rinjtë shqiptar krah atyre evropian diskutuan mbi tematika të rëndësishme që lidhen me sfidat që kanë sot vendet tona. Pata kënaqësinë t’i përshëndesja dhe njëkohësisht të falenderoja organizatorët që zgjodhën Shkodrën për zhvillimin e kësaj konference.

Duke marrë përvojën më të mirë të angazhimit të të rinjve evropian, i ftova vajzat dhe djemtë që përfaqësojnë Shqipërinë të mos ndalen së treguari që janë një zë i fortë për vendin e tyre. Ta japin kontributin konkret, duke marrë angazhime që kam bindjen se askush më mirë se rinia nuk i çon përpara.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply