Kapet nëndetësja me kokainë në vlerën e 100 milionë eurove, kujt i përkiste

Një nëndetëse e narko-kartelëve, brenda të cilës kishte kokainë në vlerë prej 100 milionë dollarëve dhe dy trupa të pajetë njerëzish jan gjetur në Kolumbi.

Marina kolumbiane arriti të sekuestrojë nëndetësen 15 metërshe të gjatë, brenda të cilës kishte mbi 2.6 tonelata kokainë dhe po lëvizte në Oqeanin Paqësor, transmeton Telegrafi.

E derisa po kontrollonin brenda saj, autoritetet gjetën dy persona që i mbijetuar më të keqes që me urgjencë u dërguan në spital për trajtim.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet sesi policët nxjerrin nga nëndetëse një sasi të madhe të kokainës. Në anën tjetër, autoritetet kolumbiane po mundohen të zgjedhin misterin e dy personave të vdekur që kishin humbur jetën nga thithja e gazit toksik.

Mediat e atjeshme raportojnë se nëndetësja ishte një nga tri sosh, që zyrtarët kolumbian pretendojnë se i përkisnin forcave të armatosura revolucionare të Kolumbisë e njohur si FARC.

About Redaksia

Check Also

Nisin hetimet ndaj Shërbimit Sekret në SHBA për atentatin ndaj Trump

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare bëri të ditur të mërkurën se ka …

Leave a Reply