Hetimet private që morën peng Bashën

Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama kontraktoi McGonigal për të kryer hetime private në dëm të opozitës dhe arritën të merrnin peng ish-kryedemokratin Lulzim Basha.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në Belsh, ku prezantoi kandidatin e “Primareve” për këtë bashki.

Berisha tregoi se Basha i kishte shkuar në zyrë përpara zgjedhjeve dhe e kishte pyetur nëse ja vlente të bënin koalicion me Ramën nëse humbisnin zgjedhjet dhe shtoi se përgjigja që ai i dha ishte negative.

“Secili prej nesh të ulet me çdo socialist e çdo demokrat dhe t’i shtrojë këto të vërteta. Çfarë ndodh këtu, të gjitha pushtetet janë në duart e Ramës. Një përgjegjësi të pamohueshme ka këtu edhe PD dhe ish-kryetari. Në zgjedhjet lokale të vitit 2019 ai vendosi të tërheqë kandidatët nga zgjedhjet. Por ne po bëjmë gjithçka dhe do të fitojmë. Rama me qëllim që ne të mos futemi në zgjedhje, në një akt primitiv si i ati i tij që kërkonte varjen në litar të Havzi Nelës dhe të dajës së tij Spiro Kolekës, që kërkonte futjen e tankeve dhe mitralozëve në Qytetin Studenti, edhe Rama kërkon të përjashtoi PD nga zgjedhjet.

Rama kontraktoi McGonigal për të bërë hetime privatisht dhe e pagoi 225 mijë dollarë kundër PD. Ish-kryetarit iu hap proces, u dorëzua dhe u mor peng nga Edi Rama. Basha duke mos treguar burimin e parave dhe duke mos patur dokumentat e transferimit të tyre, në çdo vend dënohet për larje parash. Paraja duhet të vijë sipas ligjit. Nga auditi që ka bërë PD, del se përveçse 25 mijë dollarëve, pjesa tjetër prej 700 mijë dollarësh as është future e as ka dalë nga arka e partisë. Erdhën tek unë dhe më thanë po nuk u fituan këto zgjedhje, a je dakord ti për një koalicion PD dhe PS. Jo i thashë unë, nuk jam dakord. Kjo ishte e mjaftueshme që McGonigalët të më sanksiononin. Dështuan. Ja ku është PD dhe demokratët. Shqiptarët do të fitojnë në 14 maj dhe do e përmbysin këtë regjim.

Çdo demokrati në mbarë Shqipërinë i them se ora e kthjelltësisë dhe integritetin ka ardhur për secilin prej nesh. Nëse kemi të parin qytetarin dhe dinjitetin e tij, nuk duhet të pranojmë kurrë të bëjmë lojën e Ramës. Le ta shndërrojmë ne 14 majin në ditën e triumfit të vlerave në Shqipëri, në ditën e ndryshimit të madh, të çeljes së rrugës për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Për të kthyer pasuritë e Shqiptarëve në rroga, pensione dhe shërbime për qytetarët”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kush janë dy banditët me maska që dhunuan Ilir Metën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nderklaroi sot se dy prej efektivëve …

Leave a Reply