Veliaj, asfalt elektoral me kompani të sekuestruar, pronari i saj është dënuar për trafik droge

  • Erjon Veliaj shtron asfalt elektoral me kompani të sekuestruar, pronari i së cilës është dënuar për trafik droge dhe pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Erjon Veliaj ia beson punët e bashkisë një kompanie të vendosur nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Alesio 2014” është kompani e Anton Gjinaj i njohur si Pashuk Gjini, i dënuar për trafik droge në Spanjë. Ai është dënuar nga Gjykata Provinciale të Alicantes në vitin 2010, me 8 vjet e 9 muaj burgim për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Fotot tregojnë makineritë e kësaj kompanie e cila funksionon edhe pas urdhrit të sekuestrimit.

“Alesio 2014” është një prej 23 kompanive të

sekuestruara të Anton Gjinajt i cili sipas SPAK rezulton se bashkë me familjarët e tij kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.

Tirana nuk meriton më asnjë ditë të drejtohet nga një kryebashkiak i cili partner ka kriminelët, trafikantët dhe bandën e hajdutëve.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply