Kryepolici i Veliajt presion punonjësve për fushatë: “Jepini fort se më shkoi goja pas kurrizit”!

Kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllani, po i bën presion punonjësve të tij për të mbështetur fuqimisht në fushatën elektorale për zgjedhjet vendore, kryebashkiakun socialist Erion Veliaj dhe madje, me tone të ashpra.

Denoncimi bashkë me mesazhin që Kapllani i ka dërguar punonjësve është bërë sot nga Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD, që e demaskon zyrtarin e lartë në rrjetet sociale:

“Krye-Aktivisti Ermal Kapllani” e cilëson Muçollari. -“Më shkoi goja pas kurrizit”, shkruan drejtori i Policisë Bashkiake për vartësit e tij, duke u treguar krahun për t’i shtyrë që të komentojnë e shpërndajnë fotografitë e shefit në rrjete sociale. “Jemi mbi 600 vetë”, i shkruan Kapllani në Whatsapp punonjëve të Policisë Bashkiake, që trysnohen t’i bëjnë një shërbim imazhit të shefit.

Ermal Kapllani është në kushtet e shpërdorimit të detyrës dhe të keqpërdorimit e shfrytëzimit të administratës publike për llogari elektorale të kryebashkiakut Veliaj, i cili si urdhërues ka thyer Nenin 91 të Kodit Zgjedhor.

Aplikacioni Aktivisti nuk mjafton për të mbikëqyrur aktivitetin e punonjësve në rrjete sociale. Duhet vigjilenti i partisë Ermal Kapllani, që me forma të tilla presioni, synon të rrisë artificialisht mbështetjen ndaj kryebashkiakut.

Frika nga zgjedhjet bën të vetën. Ermal Kapllani tashmë ka hesape me drejtësinë, ndërsa Veliaj i ka me qytetarët dhe pas 14 majit, me drejtësinë!”, thekson Muçollari.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply