Anna Shkreli: Njerëzit janë të shqetësuar për Tiranën, edhe kur s’janë të zëshëm

Anna Shkreli, e fejuara e Belind Kelliçit, u shpreh sonte në emisionin “A Show” me Adi Krastën, se njerëzit janë të shqetësuar se si shkojnë punët në Tiranë, edhe pse jo të gjithë janë të zëshëm.

Të shqetësuar për humbjen e identitetit dhe cënimin e trashëgimisë. Sipas saj, secili reagon dhe kryen një akt, me punën që bën.

E pyetur nga Krasta, nëse prej prejardhjes dhe familjes së saj, a e ndjen veten një dëm anësor, për Belindin, ajo u shprej se shpesh prej tensionit që prodhon politika, e ka provuar këtë, madje dhe është ndjerë në faj.

Anna ka lënë të kuptohet se një nga cilësitë që ka çmuar shumë tek Belindi, është kurajoja që ka, dhe pasioni për t’i shkuar gjërave deri në fund.

Kandidati i Opozitës tha se zhurma ose sulmet që mund t’i jenë bërë apo do i behen për lidhjen me Ana Shkrelin, ai nuk i përfill. Pasi gjërat i bën me zemër, siç u shpreh, dhe me zemër eshte edhe ajo çfarë ka me Annën.

Anna Shkreli pohoi se sipas saj Belindi nuk duhet të shqetësohet për propagandën apo sulmet, politikën e keqe, por duhet të ketë prioritet qytetarët dhe marrdhëniet me ta.

E sidomos, duhet sipas saj të bëjë kujdes me premtimet, pasi e nesërmja vjen shpejt.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply