Berisha: Po të mos vidheshin fondet, në këto 8 vite pagat dhe pensionet do ishin trefishuar!

Kryetari i PD, Sali Berisha nga Vau i Dejës ku prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Zef Hila tha se, shqiptarët do të kishin sot rroga dhe pensione trefish më të larta nëse në këto 8 vite nuk do të ishin vjedhur fondet.

Berisha kujtoi se shqiptarët deri në vitin 2013 kishin rrogat dhe pensionet më të larta në rajon. Ndërsa 8 vitet e Edi Ramës në qeverisje, theksoi Berisha, pagat dhe pensionet nuk u rritën, ndonëse fondet ishin, por ato u zhvatën.

“Në 2013, në një arritje historike ne dolëm njerëzit me rrogat më të larta në rajon. Me pensionet më të larta në rajon. Njerëzit më të keqpaguar ishim ne diku, jo veç në Europë, por edhe në botë. Arritëm me mundin, djersën, përkushtimin të dalim në krye të vendeve të rajonit. Sot ku jemi, jemi në fund. Jemi 30-40% mbrapa Kosovës. Sot nga Shkodra shkojnë e punojnë në Mal të Zi se ai kryeministri i Malit të Zi vjen këtu dhe thotë, unë thotë i rrita 200 euro rrogat. E ky me cinizëm, meqë ja tha në Tiranë dhe e mori si hosten, i tha atje atë urën bëjeni ju se keni rritur rrogat.

Po pse kjo. A ka fonde. Unë ju them ju me përgjegjësi absolute si ish-kryeministër, me fondet e këtyre 8 viteve, rrogat pa asnjë lloj vështirësie do ishin rritur të paktën 3 herë, pensionet të paktën 3 herë. Ato nuk rriten sepse vidhet, sepse hidhen para në punëra nga të cilat 90% futen në xhepa dhe punët nuk përfundojnë, ecin vite e dhjetëra vite.

Ndaj dhe këto zgjedhje janë zgjedhjet për t’i dhënë fund kësaj vjedhje poshtëruese, varfëruese, shkatërruese për ekonominë tonë. Nuk duhet ta pranojmë ne një gjë të tillë. Nuk është problemi këtu vetëm vota për Zef Hilën, por është vota për ndryshimin e madh për çdo shqiptar. Nuk duhet të trajtojmë veten në këtë mënyrë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Blushi: Po të kishte drejtësi, Erion Veliaj do të ishte në burg!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë fjalës së tij në protestën …

Leave a Reply