Begaj paditet në SPAK për korrupsion

Për herë të dytë brenda pak ditësh, ish-Zv.komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari është thirrur në SPAK për të dëshmuar në lidhje me hetimin që po zhvillohet për pronat e ushtrisë. Ai tha se ish-Shefi i Shtabit dhe zyrtarë të tjerë kanë lejuar një ndërtim 4 katësh brenda bazës ushtarake të shëngjinit në shkelje të rregullave dhe pa autorizimin e Presidentit.

Ish-Zv.Komandanti i Forcave Detare, Artur Mecollari u paraqit për herë të dytë në spak brenda pak ditësh ku dha shpjegime për kallëzimin e bërë ndaj disa zyrtarëve të lartë në lidhje me menxhimin e pronave të ushtrisë.

Padia për tjetërsimin e pronave të ushtrisë, Meçollari rikthehet në SPAK
Artur Meçollari: “Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major, Bajram Begaj, ish-Komandanti i Flotës Detare, Gjeneral-Brigade, Ilir Djepaxhia dhe ish-Komandanti i Policisë Ushtarake, Kolonel Altin Kurtin”

Mecollari tha se ka shpjeguar para prokurorëve shkeljen që ka ndodhur me bazën e ushtrisë në Shëngjin, ku sipas tij është lejuar një ndërtim 4 katësh.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja: Prokurori i SPAK Arben Kraja mashtroi dhe provokoi në sallë Ilir Metën

Prokurori i SPAK Arben Kraja ka provokuar presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në …

Leave a Reply