Rama në zgjedhje vetëm me Alibashën dhe Lul Bravën, Berisha: Gati koalicioni i opozitës për 14 majin

Kryetari demokrat, Sali Berisha, paralajmëroi sot se shumë shpejt do shpallet koalicioni opozitar.

“Nga ana tjetër, përpjekjet e tij për të shkuar i vetëm në zgjedhje dhe përjashtuar opozitën e vërtetë nga zgjedhjet, morën fund. Dështoi me turp!

Opozita finalizon në orët që vijnë, koalicionin e fuqishëm me të cilin i jep Edi Ramës dhe monizmit të tij, goditjen fatale me datë 14 maj.

Ai mbetet në koalicion vetëm me Alibashën dhe Lul Bravën.

Por unë një gjë u them demokratëve, se nuk ka zgjidhje më të gabuar sesa zgjidhja për t’u keqpërdorur si patericë e Edi Ramës në këto zgjedhje.

Pasi sot, çdo qytetar, çdo demokrat, duhet të angazhohet dhe të bëjë gjithçka për fitoren e opozitës dhe disfatën e Edi Ramës.

Të mbështesësh një njeri, që nxin me emrin e tij, sot kudo në botë, zgjedh të nxish veten tënde. Një njeri që do ketë fatin e McGonigal. Krim nuk kryen vetëm ai që merr, por edhe ai që jep.

Kjo është në kodin e SHBA, në Shqipëri dhe në çdo kod. Edi Rama me Duçkën e tij, i ka dhënë Agron Nezës 225 mijë dollarë.

Askush të mos ketë iluzion se Ramën e pret fati i McGonigal.

Të marrësh përsipër për të kandiduar vetëm për të dëmtuar opozitën, do të thotë vetëm për të ndihmuar Edi Ramën, kjo përbën një akt shumë të rëndë personal.

Unë mund të kem besim se pallat-Kapllani, që numëron në listë 90 e ca tendera nga qeveria, nuk do jetë i detyruar të zbatojë urdhrat, por unë kam besim te qytetarët, kam besim te demokratët, që do bashkohen, do i trajtojnë këta individë si paterica të Edi Ramës.

Edi Rama është në përpëlitjet e tij të fundit. Sot, gazeta më e lexuar në Europë, ia numëronte të gjitha të zezat që i ka bërë këtij vendi.

Ndaj te qytetarët ka një pakënaqësi të gjithanshme. Ka një ndërgjegjësim të plotë se Edi Rama e ka konsumuar me turp, kohën e tij.

Axhendat po i rrokullisen, por rrokullisjen e plotë duhet t’ia japin shqiptarët dhe ta bëjnë sa më shpejt të përshtatshëm për ligjet e kodeve penale në Shqipëri dhe SHBA.

Nuk ka të ndalur, nuk ka asnjë lloj kufiri nuk njeh. Po shpërndan fonde qindra milionëshe me qëllimin e vetëm elektoral.

Por është në detyrën tonë të bëjmë transparencë të plotë, të regjistrojmë çdo veprim të tij dhe t’i themi se populli të ka futur në rreth të kuq.

Se drejtësia amerikane në SHBA do të flasë për ty, por nuk është e largët kur të flasë drejtësia në Shqipëri. Natyrisht jo SPAK-i i partisë. Aty edhe prokurorët kanë nisur të personalizohen, njëri i Damianit, tjetri i këtij. Tani janë bërë me prokurorë personalë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është një situatë dramatike.

Por të gjitha këto marrin përgjigje të merituar më 14 maj, ku qytetarët janë të vendosur, janë të gatshëm të mbështesin opozitën dhe t’i japin një kthesë për mbarë vendit, demokracisë në Shqipëri,” tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply