Berisha: Me votën më 14 maj t’i japim një krah Shqipërisë, vetes tonë dhe të ardhmes tonë

Kreu i PD, Sali Berisha tha në Mirditë se, me votën më 14 maj, t’i japim një krah Shqipërisë, vetes tonë dhe të ardhmes tonë. Ai tha se, pse ne të ikim nga varfëria në një kohë kur Shqipëria ka pasuritë me përrallore se çdo vend tjetër.
“Specialistë të pavarur që e njohin mirë ekonominë dhe lapsin, kanë shkruar se kjo qeveri në punët publike vjedh deri në 90% të investimit, 70-80 % është e garantuar. Kjo qeveri ndërton rrugën në fushë me 24 mln euro, në një kohë kur në Gjermani, Francë, Shqipëri dhe kudo, rruga në fushë ndërtohet me 2-3 milionë euro. Ka manuale ndërtimi, nuk mund të vendosësh çmime që nuk ekzistojnë. Manualet e ndërtimit janë për çdo artikull. Këta 24 mln.
I përmend rrasat në sheshe. A e dini ju sa kanë kushtuar sheshet në 61 qytete, pllakat e gurit. Të gjitha të nxjerra, 2.2 miliardë euro. Të gjitha janë mundi dhe djersa juaj. Vjedhje e dhjetëfishtë.
Ndaj dhe a do rrimë ne në këtë mënyrë, të vjedhur dhe të ikim, apo do të përdorim votën në 14 maj për të ndryshuar, ti japim një krah Shqipërisë, vetes tonë dhe të ardhmes tonë. Pse ne të ikim nga varfëria në një kohë kur Shqipëria ka pasuritë me përrallore se çdo vend tjetër. Nuk ka vend me pasuritë e Shqipërisë.
Vetëm rezerva ujore e saj është pasuri përrallore. Shqipërinë e quajnë Norvegjia e Ballkanit për ujërat që ka. Por çndodh? Shqiptarët vidhen.
Çfarë ndodh me energjinë? Kamxhik mbi shqiptarët, një mallkim për shqiptarët. Tani dy vitet që shkuan, falë HEC-eve të reja që u ndërtua, që tani prodhojnë 58 % të prodhimit të përgjithshëm të vendit, ne kemi arritur në 9 miliardë kilovat orë. Konsumi total në Shqipëri është 7 miliardë kilovat orë. 2 miliardë duhej të ktheheshin në të ardhura për ju, në lekë dhe fonde. Jo, si vidhen, vidhen në mënyrë më kriminale. Verës që nuk ndodh kurrë, që ka ligj që nuk lejon, por nuk njohin ligj, i zbrazin digat dhe ja sheshin ‘x’, ‘y’, tjetrit. Kanë krijuar ndërmarrje ata, që e blejnë energjinë, ja shesin me 20-30 euro, janë njerëzit e tyre dhe këta e marrin energjinë në verë që shkon 4-6 herë më shtrenjtë se kaq dhe e shesin në bursë dhe ndajnë paret me qeveritarët. Absolutisht”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Bashkia vijon të drejtohet nga një hajdut i pashembullt, Erion Veliaj!

Anëtari i kryesisë së PD, Bëlind Këlliçi gjatë fjalës në protestën që u zhvillua përpara …

Leave a Reply