Berisha: Në 14 maj Shqipëria do të marrë kthesën, demokracia do të rivendosë pluralizmin!

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E KANDIDATIT TË MIRDITËS, ALBERT MELYSHI

Të dashur mirditore e mirditorë, të pranishëm sot në këtë takim madhështor.

Të dashur mirditore e mirditorë, kudo që jeni sonte në të katër anët e këtij rrethi, në të katër anët e Shqipërisë, në emigracion dhe diasporë.

Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme.

Nderimin më të thellë.

Ky entuziazëm kjo pritje është dëshmi e vizionit tuaj për fitoren, dëshmi e energjisë tuaj të pashtershme, e dashurisë tuaj për Mirditën, vendosmërisë tuaj për ti dhënë Mirditës dhe Shqipërisë atë që pret, ndryshimin, kthesën, fitoren.

Të nderuar deputetë, zonja Metaliaj, zonja Hoti, zoti Piroli. I nderuar kryetar i PD, Mirditë, Aleksandër, e nderuar zonja Topalli, të dashur kandidat të PD-së për qytetarë të parë, AlbertMelyshi për Mirditën, Behar Haxhiaj, Kurbin, Pashk Gjoni, Lezhë.

Unë sot tek ju kam ardhur për të paraqitur kandidatin e PD-së për qytetar të parë të Rrëshenit, Albert Melyshi. Vij ballëhapur, krenar sepse Albert Melyshi për herë të parë është kandidati juaj, i votës tuaj, i besimit tuaj.

Miqtë e mi!

Në shtator të 2021 ne u gjetëm në një situatë si asnjëherë, një forcë tjetër politike. Unë erdha këtu, shkova e takova demokratët kudo, dhe ata me një pjekuri të jashtëzakonshme politike kërkuan që të zgjidhnit vetë kryetarët, drejtuesit e partisë. Të zgjidhnit vetë qeveritarët vendorë, kandidatët për deputetë.

Çfarë po kërkonit ju? Po kërkonit që PD të vendoste lirinë brenda saj në piedestalin që meriton dhe ne e bëmë këtë. Sot kudo ku shkoj unë ne kemi kandidatët e lirisë. Albert Melyshiështë kandidati lirisë së mirditorëve, nuk është i Sali Berishës, edhe pse unë e mbështes me të gjithë forcën, si edhe ju, nuk është as i kryesisë.

Në këtë proces ne shënuam një hov të madh në hapësirën e lirisë. Krahasoni Albert Melyshin ju me atë kandidatin e dajakut. Mirë nuk më vjen që e them këtë, por kjo është e vërteta. Sepse ai nuk është i socialistëve, por i Edi Ramës, prandaj ndodh ajo.

Isha dje në Vaun e Dejës, por kush është kandidati tjetër, kryetari i PS-së. Çfarë kishte ndodhur me të? E kishte marrë Tom Doshi me koncesion.

Dua të them me këtë se kandidatët tanë nderojnë çdo qytetarë të Mirditës, demokrat, socialist dhe të paparti.

Ju garantoj se kjo praktikë e konsoliduar, kjo praktikë do ti bëjë ata të përulen përulur para kush, shërbëtorë të tuaj, do të bëjë që ata ta përkushtohen me të gjitha forcat qytetarit dhe jo kryetarit. Dhe ky është përfaqësimi në demokraci dhe liri.

Miqtë e mi!

Unë dhe gjithë shqiptarët e njohin mençurinë tuaj. Ju e keni shumë të qartë se këto zgjedhje vërtetë nga njëra anë janë për të zgjedhur qeveritarët vendorë, por në realitet nëse e matim votën tonë me 14 maj në raport me situatën dramatike të Shqipërisë, këto zgjedhje për nga rëndësia janë absolutisht më të rëndësishmet që nga viti 1992 e gjer sot.

Sot ne jemi një komb në rrokullisje, në një rrokullisje të cilën nuk na e kanë dhënë dot, nuk na e kanë shkaktuar dot as pushtuesit më të egër, as pushtimet e gjata. Jo ne kemi qëndruar.

Ndërsa sot ndodh një dukuri, nuk po them shfarosje, por shpopullim i frikshëm dhe i tmerrshëm. Nga viti 2014 deri në vitin 2022, në 8 vite janë larguar për në BE, 937 mijë shqiptarë. Këtë vit Mirdita ka patur gjithsej 100 nxënës në klasat e para. Këtë vit janë mbyllur qindra klasa dhe shumë shkolla në të katër anët e vendit.

Nga ajo shifër që përmenda mësipër 80% janë poshtë 30 vjeç. Nuk ka luftë, fatkeqësi natyrore të ketë pakësuar një komb në një kohë kaq të shkurtër aq sa na pakësoi ne regjimi i Ramës. Ky ushtron gjenocid, sipas konventës së OKB: krijimi i kushteve të kalkulueshme që të tjetër të largohen nga vendi i tyre është akt gjenocidi.

A nuk e filloi ky duke arrestuar 38 mijë shqiptarë për faturat e energjisë dhe ujit, që nuk ndodh askund në botë se janë çështje civile. A nuk arrestoi ky 3 ditë më parë lehohën me fëmijë 8 ditësh, a nuk u vra zonja 60-vjeçare që mbante mbesën duke bërë dy punë në ditë në banak, se Edi Rama çirret dhe bërtet; të hanë kokën e njëri-tjetrit, sikur nuk ka shtet. Të hanë kokën e njëri-tjetrit thotë ai, i cili ua dorëzon rendin, sigurinë e qytetarëve, vrasësve dhe bandave. Të hanë kokën e njëri-tjetrit thotë ai, i cili u jep licencë për vrasje, në një kohë kur ne skemidënim me vdekje, në një kohë kur ne paguajmë 15 mijë rrogëtar me uniformë, të cilët më shumë asistojnë krimin se mbrojnë jetën e qytetarëve.

Të gjitha këto janë bërë kushte që i largojnë shqiptarët nga Shqipëria. Pasiguri e madhe, por mbi të gjitha ajo që lemeritëshqiptarët sot në shumicën e tyre është varfëria, pasiguria, pamundësia për të përcaktuar të nesërmen e tyre. Sigurisht të mbash një popull, një shoqëri 8 vite pa rritë rrogat nuk ka cinizëm më ekstrem, pashpirtësi më të madhe, pandjeshmëri më të madhe ndaj tyre. Sepse është alfa e çdo gjëje.

Çmimet rriten çdo vite dhe ky është ligji i tyre, ligji natyral, për rrjedhojë rrogat duhet të rriten çdo vit. Një nga arritjet më historike tonat ishte në vitin 2008. Ne deri në vitin 2008 kishim ardhur si më të varfrit në Ballkan, më të keqpaguarit në Europë, por e nisëm si një 3 kombet më të keqpaguara në botë. Dhe dolëm në krye të vendeve të rajonit për paga. Ishte arritje e madhe. Nuk ishim të pasur, ato rroga nuk na bënë më të pasur, por kishin një gjë, kishin brenda një mesazh se nesër do të jemi më mirë, se nesër do të rriten sërish, se rritja do të vazhdojë.

Nuk ka kryeministër më ç’njerëzor, më cinik se atë që nuk ka qëllim kryesor rritjen e rrogave, pensioneve të qytetarëve të tij. Çfarë ndodh? Në 2013 prap nuk ishim të mëkëmbur, por ishte varfëri në pakësim, në zvogëlim. Kurse sot ku jemi ne, sot kemi rrogat më të ulëta në Ballkan. Sot Kosova që ka gjithsej 15 vite shtet i pavarur, ka rrogat 30-50 % më të larta se ne.

Sot të gjitha vendet e Ballkanit kanë rroga më të larta se ne. Po pse kjo. Absolutisht vetëm e vetëm se Edi Rama i urren qytetarët, qeveria e tij i urren qytetarët. Do më falni këtu. Po të shikoni atë qeveria, aty pas qëndrojnë 10-12 zonja, në pamje të parë shumë mirë. Por a foli ndonjëra prej tyre për Dianën që e futi në burg lehonë, a e dëgjuat të thojë ndonjëra prej tyre një fjalë. Por çfarë janë këto? A janë nëna këto, a janë motra këto. I transformon vjedhja, vjedhja i bën ato që të mos ndjenjë asgjë për askënd, veç për xhepat, kontot e tyre.

Unë dhashë një shembull dhe unë mund të jap me dhjetëra shembuj. Është kryetare parlamenti tjetra. Po kryetare parlamenti që pranon të burgoset për 250 mijë lekë lehona, por ajo duhej  ti çonte nga rroga e saj 20 herë ato lekë e jo të pranonte një akt të tillë.

Këta janë qeveritarë që urrejnë qytetarët. Këtyre u duken njerëzit qenie inferiore, u duken të padijshëm, u duken se ashtu e meritojnë ndaj dhe është një thirrje, një apel. Atij nuk i bëjnë përshtypje pse ikin shqiptarët. Të ikin thotë, mjafton të pasurohet ai.

Çfarë ndodh? Ndaj dhe këto zgjedhje nuk janë zgjedhje vetëm për qeverinë vendore, janë zgjedhje për fatin e Shqipërisë, fatin tonë, për çdo demokrat, socialist dhe pa parti.

Thirrja është të bashkohemi, sepse sot jemi njerëzit më të vjedhur në Europë.

Më falni, pse u dyfishuan rrogat në vitet 2005-2013. Sepse absolutisht kisha një qëllim më kryesor, përmirësimin e jetës tuaj, të qytetarëve, kjo ishte kryesore.

Por njëkohësisht me ato para që mblidhnim dhe borxhin që merrnim, për rrethanat u detyruam të investojmë miliarda në infrastrukturë. Vetëm në fshatin shqiptar janë investuar 3.2 miliardë euro, sepse ishte mesjetë, sepse rrugët ishin të gjitha të paasfaltuara, sepse ujësjellësa-kanalizime nuk kishte, sepse po nuk u zhvillua fshati nuk ka Shqipëri të zhvilluar. Fshati nuk zhvillohet nëse nuk krijon të gjitha kushtet njësoj si në çdo lagje të qytetit, furnizim me ujë, rrugën, shkollën, qendrën shëndetësore etj. Pse do rrijë ai atje, do të ja krijosh këto kushte dhe ne po punonim.

Asfaltuam 11 mijë km rrugë, rindërtuam shkollat, 1300 shkolla. U dyfishuan bizneset sepse përgjysmuam taksat. Pra u bë një përpjekje e madhe, u krijuan të gjitha kushtet që 4 vite të tjera, rrogat të dyfishoheshin, së paku të dyfishoheshin çdo 4 vite. Dhe sot çdo shqiptar, nëse ai kryeministër do të ndjente sadopak dashuri, respekt për qytetarët e tij, shqiptarët do të kishin rrogën të paktën, minimumi 3 herë më të lartë se në 2013.

Pse e them këtë? Sepse ajo që u bë deri në 2013 u bë me të ardhurat që mblidheshin dhe borxhin që u rrit me 4.4 % të PBB. Sa e rriti borxhin zotëria? E rriti me 107 %, borxhin e ka rritur me 43 %. Vetëm me borxhin që ka marrë, pa shtuar asnjë qindarkë nga të ardhurat rrogat dhe pensionet e shqiptarëve mund të trefishoheshin pa asnjë vështirësi. Ku shkojnë këto para, çfarë ndodh. Vidhet, vidhen në mënyrë më të paimagjinueshme.

Specialistë të pavarur që e njohin mirë ekonominë dhe lapsin, kanë shkruar se kjo qeveri në punët publike vjedh deri në 90% të investimit, 70-80 % është e garantuar. Kjo qeveri ndërton rrugën në fushë me 24 mln euro, në një kohë kur në Gjermani, Francë, Shqipëri dhe kudo, rruga në fushë ndërtohet me 2-3 milionë euro. Ka manuale ndërtimi, nuk mund të vendosësh çmime që nuk ekzistojnë. Manualet e ndërtimit janë për çdo artikull. Këta 24 mln.

I përmend rrasat në sheshe. A e dini ju sa kanë kushtuar sheshet në 61 qytete, pllakat e gurit. Të gjitha të nxjerra, 2.2 miliardë euro. Të gjitha janë mundi dhe djersa juaj. Vjedhje e dhjetëfishtë.

Ndaj dhe a do rrimë ne në këtë mënyrë, të vjedhur dhe të ikim, apo do të përdorim votën në 14 maj për të ndryshuar, ti japim një krah Shqipërisë, vetes tonë dhe të ardhmes tonë. Pse ne të ikim nga varfëria në një kohë kur Shqipëria ka pasuritë me përrallore se çdo vend tjetër. Nuk ka vend me pasuritë e Shqipërisë.

Vetëm rezerva ujore e saj është pasuri përrallore. Shqipërinë e quajnë Norvegjia e Ballkanit për ujërat që ka. Por ç’ndodh? Shqiptarët vidhen.

Çfarë ndodh me energjinë? Kamxhik mbi shqiptarët, një mallkim për shqiptarët. Tani dy vitet që shkuan, falë HEC-eve të reja që u ndërtua, që tani prodhojnë 58 % të prodhimit të përgjithshëm të vendit, ne kemi arritur në 9 miliardë kilovat orë. Konsumi total në Shqipëri është 7 miliardë kilovat orë. 2 miliardë duhej të ktheheshin në të ardhura për ju, në lekë dhe fonde. Jo, si vidhen, vidhen në mënyrë më kriminale. Verës që nuk ndodh kurrë, që ka ligj që nuk lejon, por nuk njohin ligj, i zbrazin digat dhe ja sheshin ‘x’, ‘y’, tjetrit. Kanë krijuar ndërmarrje ata, që e blejnë energjinë, ja shesin me 20-30 euro, janë njerëzit e tyre dhe këta e marrin energjinë në verë që shkon 4-6 herë më shtrenjtë se kaq dhe e shesin në bursë dhe ndajnë paret me qeveritarët. Absolutisht.

Nga ana tjetër, bërtasin, kriza, kriza. Po çfarë krize? Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka sjellë drama të mëdha njerëzore, agresion barbar, por klimën nuk e ka ndryshuar. Shirat kanë rënë, dy vitet që shkuan kanë qenë vitet më të lagështa, digat tona kanë qenë plot, kurse Edi Rama përdori energjinë për të vjedhur dhe pasuruar kastën e tij dhe për të ndëshkuar qytetarët shqiptarë. Dhe kjo është e vërteta.

Por kjo është në çmimet, në çmimet. Krijoi bordet, por çfarë kishim ne me luftën në Ukrainë, me prodhimin e bulmetit etj. Jo, bordet janë për të rritur çmimet, po u rrit çmimi arka e shtetit mbushet, sepse do më falni, për çdo gotë uji që pimë, paguajmë TVSh, për çdo ushqim paguajmë TVSH. TVSH është 20% e vlerës, por nëse çmimi rritet ajo me një çmim të dyfishtë nga 20 bëhet 40 sepse është çmimi më i madh.

Ato para u grumbulluan, 520 mln euro. Qeveritë që mendojnë për qytetarët, ua kthyen qytetarëve. Albin Kurti, nuk jam këtu për të bërë propagandë për të, sepse ai ka vendin e vet, u dha pensionistëve 100 euro, ju dha studentëve 100 euro, u dha zyrtarëve 120 euro, se atyre ua mori, ata blenë. Çfarë bëri  ky? Ia dha klientelës së vet 300 e ca milionë, përsëri.

Të gjitha këto kanë të bëjnë me ekzistencën, të gjitha këto po i largojnë shqiptarët, ndaj dhe me 14 çfarë do që jemi, pavarësisht nga bindjet të bashkohemi për një ndryshim të madh, në mënyrë që të ndahemi me votën tonë nga kjo e keqe e madhe që quhet Edi Rama dhe qeveria e tij.

14 maji është një datë e një rëndësie të jashtëzakoshme për fatin e demokracisë. Ju e keni parë vetë se çfarë përpjekjesh të paimagjinueshme bën Edi Rama për të mbrojtur monizmin e tij. Për të mbrojtur regjimin e tij monist, ai arrin të korruptojë dhe kontraktoi si vrasës me pagesë kryezbuluesin e SHBA, jo vetëm atë. Ekip janë ata, ekip kanë qenë ata, ua them unë ju dhe gjyqi do i nxjerrë të gjitha.

Për të përforcuar vendin e tij, pozicionin e tij, pushtetin e tij ai ka korruptuar zyrtarë të tjerë, ambasadorë. Të gjitha këto në kurrizë të kujt, të demokracisë, të një kombi që ka vuajtur më shumë se çdo komb tjetër nga monizmi. Të gjitha këto, për të konsoliduar monizmin mbi shqiptarët.

Javët e fundit, sepse nuk po ndalem në analizë të gjatë, ju jeni dëshmitarë se si u bënë përpjekjet më primitive më të turpshme që PD-ja të përjashtohej nga zgjedhjet. U shty procesi gjyqësor deri në 3 ditë para afatit të fundit dhe sigurisht me urdhër u rrëmbye vula dhe sigla e PD-së, duke besuar se në këtë mënyrë ne nuk do të hynim në zgjedhje, do të binin në kurthin e tyre.

Por ne e dinim se PD-ja jeton në idealet tuaja, jeton në zemrat tuaja. Jeton në respektin e gjithë shqiptarëve për të cilët pluralizmi dhe liria janë të pandarë.

Ndaj dhe siç dështuan me gjithë skenarët e tjerë, dështuan dhe kësaj radhe. Ne së bashku do të ecim drejt fitores.

14 maji është dita në të cilën Alert Melyshi do të bëhet qytetari i parë i Rrëshenit, qytetari i parë i Mirditës. Koalicioni opozitar do ti japë goditjen e merituar regjimit të Edi Ramës.

Shqipëria do të marrë kthesën e saj, demokracia shqiptare do të rivendosë pluralizmin.

Ne do të fitojmë.

Rroftë Mirdita, rroftë Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply