PD ankimon vendimin e KQZ: Të regjistrohet Partia Demokratike e drejtuar nga Berisha

Partia Demokratike animoi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nuk lejon regjistrimin e tyre në zgjedhjet lokale.

PD e drejtuar nga Sali Berisha e ka depozituar ankimin te Komisioni për Ankimimet dhe Sanksionet (KAS) në KQZ.

Përveç kundërshtimit të vendimit të KQZ, PD kërkon edhe regjistrimin e kësaj partie të përfaqësuar nga Sali Berisha si subjekt zgjedhor për zgjedhjet lokale.

Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për caktimin e relatorit për ankimimin e bërë nga grupimi i Enkelejd Alibeajt në KAS.

Goglat e shortit përcaktuan relator të kërkesës ankimore të depozituar nga PD, anëtarin e KAS, Koli Bele.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …

Leave a Reply