Masakra në Don Bosko/ Berisha: Fatjon Murati u lirua nga qelia me ndërhyrje nga lart…

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend se, Fatjon Murati është liruar nga burgu me ndërhyrje politike nga lart.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha theksoi se masakra në Don Bosko, ku humbi jetën banakierja Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona të tjerë, “është një vepër e nxitur nga politika”.

Ai u ndal edhe tek arrestimi i nënës lehonë, e cila u vendos në pranga 8 ditë pasi solli në jetën foshnjen e saj.

“Tema këtu e rendit të ditës ka të bëjë me integrimin europian, kemi mbështetur pa rezeverva çdo akt në funksion të këtij procesi. Ky akt është thjesht një letër e vdekur, pasi ju veproni çdo ditë në kundërshtime me parimet e procesit. Por fillimisht dua të ndalem në dy ngjarje tragjike.

3-4 net më parë në krye të detyrës, teksa punonte për të mbajtur mbesën e vogël, bie nga breshëritë e kriminelit, banditit të qeverisë, një punonjëse, Mimoza Paja; me breshëri plagosen dhe 5 të tjerë. Kjo është një vepër e nxitur nga politika. I dyshuari për vrasje ishte liruar nga të gjitha detyrimet me ndërhyrje politike nga lart.

Ju e keni shpallur si platformë dorëzimin e rendit në duart e krimit. “T’i hanë kokat njërit-tjetrit”, ka thënë Rama publikisht. Është një licencë për të vrarë njëri-tjetrin. Por nga ana tjetër, kjo deklaratë është njëkohësisht asgjësim i ligjeve të vendit. Pra, vrasës të tjerë shkrehën breshëri dhe vranë një nënë në banak dhe plagosën, 5 të tjerë sepse kjo është platforma e Edi Ramës. Dënoj këtë standard që përputhet me rregullat e mafies dhe shpellat e saj.

Për herë të parë pardje kontrollova Facebook-un e këtyre ministreve dhe mendova se do të ishin tronditur se një nënë lehonë ishte marrë nga një bandë policësh. Nuk gjeta asnjë fjalë zonja ministre. Lehona në burg me fëmijë 8 ditësh në shtëpi, dhe nga ju nuk u tha asnjë fjalë.

Zonja të nderuara, mos harroni se jeni nëna. Paraja nuk duhet t’ju verbojë, në këtë mënyrë përfaqësoni gratë dhe vajzat, s’mund të bëheni kaq të pandjeshme”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: 7 raste konkrete se ku fshihen paratë publike të vjedhura të inceneratorit fantazmë të Tiranës

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, BELIND KËLLIÇI Të nderuar qytetarë, Jam sot …

Leave a Reply