Spekulime të PS, Borrell: Nuk ka propozim për sanksione ndaj Berishës

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, gjatë konferencës me Edi Ramën ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e PS-së, se BE-ja po përgatit të shpallë ‘non grata’ kryetarin e PD, Sali Berisha.

Borrel tha se nuk ka asnjë propozim të tillë.

“Nga ana jonë, e vetmja gjë që mund të themi është që ne i marrim vendimet për sanksionet në këshill, por me sa di unë nuk ka asnjë informacion për propozim për sanksione për qytetarë shqiptarë’, tha Borrell gjatë një konferencë për mediat në Tiranë, ku mori pjesë në Këshillin e Stabilizim-Asocimit.

Eksponentët e lartë të PS kanë spekuluar vazhdimisht se edhe BE do aplikojë politikën e sanksioneve.

About Redaksia

Check Also

Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore

DEKLARATË PËR MEDIA, DREJTUESI I DEP. TË SHËNDETËSISË NË PD, ILIR ALIMEHMETI Të nderuar qytetarë, …

Leave a Reply