Pengmarrësit regjistrojnë pengjet e tyre në zgjedhje

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve detyroi sot KQZ-në të regjistrojë Partinë Demokratike me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeajn në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pas një seance që zgjati më shumë se 60 minuta, anëtarët e KAS-it vlerësuan se deklarata e solemnitetit që është firmosur nga Alibeaj dhe jo nga Basha siç e kërkonte kreu i KQZ-së, Celibashi, është e vlefshme.

Burimet i thanë gazetarit të News 24, Ergys Gjençaj se votimi në favor të regjistrimit të PD-së së Alibeajt ishte me katër vota pro dhe një kundër.

Siç mësohet, Elvis Cefa ishte i vetmi që votoi kundër regjistrimit të PD me emrin e Alibeajn, ashtu edhe pro (me 4 vota të tjera kundër) për kërkesën për të regjistruar PD-në me kryetar Sali Berishën.

About Redaksia

Check Also

Media gjermane citon Rubion/ SHBA do të godasë kartelin e lidhur me mafian shqiptare

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi të mërkurën (09.09.2026) se Shtetet e Bashkuara do ta …

Leave a Reply