Xhaferraj: Ramën e rrëzon Berisha

Deputeti i PD, nga grupimi i Alibeajt, Ferdinand Xhaferraj, tha se shpreson që Berisha të futet në zgjedhjet e PD, jo për të rikonfirmuar se ka opozitën më të madhe në vend, por për t’i dhënë një mesazh Edi Ramës.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 me gazetaren Ola Bruko, ai tha se sa i takon vendimit të KAS për të regjistruar PD e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj në zgjedhje, ishte një vendim i padiskutueshëm nga ana juridike. Xhaferraj shtoi shpreson që Berisha të mos futet në zgjedhjet e 14 majit vetëm për të konfirmuar se ka opozitën më të madhe në vend, pasi sipas tij edhe ata e pranojnë këtë, por të futen për t’i dhënë një mesazh Edi Ramës dhe së bashku me grupimin e Alibeajt ta rrëzojnë.

Deputeti Xhaferraj tha se nuk do t’i mbështesë kandidatët e Primareve, por as fushatë kundër tyre nuk do të bëjë.

About Redaksia

Check Also

Tradhëti Kombëtarte: Rama po djeg Europën për të shpëtuar kokën! 

Nga Bardh SPAHIA ​Sot u vërtetua për të disatën herë që Edi Rama është armiku …

Leave a Reply