Publikohet lista, Zvicra me treshen shqiptare në Serbi

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri do të jenë pjesë e Kombëtares së Zvicrës në duel me Bjellorusinë, i vlefshëm për kualifikimet e Euro 2024, i cili do të luhet në Serbi.

Selektori i “Helvetikëve”, Murat Yakin e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e marsit, ndërsa në mesin e tyre shihen edhe emrat e tre futbollistëve shqiptarë.

Zvicra do të luajë me Bjellorusinë në Novi Sad të Serbisë më 25 mars, zgjedhje kjo e bërë nga bjellorusët, të cilët nuk kanë të drejt të luajnë në territorin e tyre pasi janë në një linjë me Rusinë në luftën kundër Ukrainës.

Madje, eurodeputetët kanë kërkuar që Bjellorusia të përjashtohet krejt nga garat e UEFA-s dhe të FIFA-s.

Shaqiri e Xhaka janë mjaft të urryer nga serbët, të cilët i mposhtën në dy Botërorët e fundit, në Rusi dhe në Katar.

Krahas Bjellorusisë, Zvicra, e cila bën pjesë në një grup me Kosovën, do të luajë edhe me Izraelin në Gjenevë më 28 mars.

About Redaksia

Check Also

Spanja “ndizet” për “El Clasico”

“El Clasico” nuk është kurrë një sfidë e radhës, nuk është një ndeshje si gjithë …

Leave a Reply