Thahen pishat, bashkë me to, edhe taksat që paguajnë qytetarët vlonjatë

Nga Rezenbrik SERJANI

Si pasojë e paaftësisë dhe projektimeve fasadë, për të disatën herë dhjetra pisha përgjatë vijës bregdetare, si pjesë e mobilimit urban të kesaj zone, janë tharrë, nga papërshtatshmëria e kesaj peme, në zona të caktuara përgjatë gjithë gjatësisë së vijës bregdetare të Vlorës, ose të ashtuquajturës “LungoMare”.

Është e disata herë që ndodh i njëjti fenomen, ku për pak muaj, thahen dhjetra pisha. Dhe për të disatën herë, edhe pse ky fenomen ndodh, “brigadierët e gjelbërimit” dhe “shpërdoruesit e fondeve” pranë Bashkisë Vlorë, vrapojnë për t’i ri-zëvendësuar ku bashkë me pishat thahen dhe dhjetra mijëra euro, të cilat shpenzohen për ti zëvendësuar ato, që çdo 3 muaj kërkojnë të njejtin ritëm zëvendësimi dhe shpenzimi.

Kujtojmë se zëvendësimi i një pishe shkon nga 3000 deri në 5000 euro, për njësi.

Ky rickilim, që “brigadierët e gjelbërimit” i gëzon pa masë, shpërdoron taksat e qytetarëve vlonjatë.

Shpenzimi që kryhet për të njëjtin fenomen për të disatën herë, mund të shkonte për:
1.një rehabilitim lulishteje pranë një lagjeje,
2.krijimin e një këndi sportiv për një shkollë apo komunitet,
3.krijimin e një biblioteke apo laboratori mësimor pranë një shkolle,
4.rikonstruksionin e një kopshti apo cerdheje,
5.ndriçimin e nje lagjeje,
6.vendosjen e dhjetra koshave për mbetjet urbane,
7.asfaltimin e një rruge apo rrugice.

Por këto nuk ndodhin, sepse “brigadierët e gjelbërimit”, Bashkia e Vlorës, shpërdoruesit e taksave e kanë mendjen tek shpërdorimi i fondeve dhe rivjedhja.

Kujtojmë se :”çmenduria është të bësh të njëjtën gjë përsëri e përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme”.
Të paaftët e Bashkisë Vlorë, shpërdoruesit e taksave vlonjate, e dinë që ky fenomen do ndodhi e do ndodhi gjithmonë, por ata janë “çmendur” mbas abuzimeve, shpërdorimit e vjedhjeve të pamëshirshme të taksave të qytetarëve vlonjatë.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Bashkia vijon të drejtohet nga një hajdut i pashembullt, Erion Veliaj!

Anëtari i kryesisë së PD, Bëlind Këlliçi gjatë fjalës në protestën që u zhvillua përpara …

Leave a Reply