Berisha: Ka një entuziazëm dhe optimizëm të madh për fitoren e opozitës më 14 maj

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp tha se, ka një entuziazëm dhe optimizëm të madh për fitoren e opozitës më 14 maj. Ai tha se, kjo do të jetë pranvera e fitores ndaj monizmit!
“Ka një entuziazëm dhe optimizëm të madh për fitoren e opozitës më 14 maj.
Kudo që shkoj, unë kam bërë takimet më entuziaste, siç i keni konstatuar vetë, në Korçë, Pogradec, Belsh, në Mirditë, në të gjitha zonat kam paraqitur kandidatë me një shkallë të lartë pëlqyeshmërie. Sot jam në Vlorë, dje isha në Lushnje.
Pra, pranvera do të jetë pranvera e fitores. Ndonëse këto janë zgjedhje lokale, kjo do jetë pranverë e fitores mbi monizmin.
Shpreh falënderimin për qytetarët për revoltën që shprehin ndaj makinacioneve të Edi Ramës me dy pengjet e tij.
Qytetarët shqiptarë po kuptojnë çdo ditë se cili është morali, cili është karakteri i atij që është sot kryeministër, që është shndërruar në turpin e Shqipërisë dhe botës.
Është shndërruar në një njeri të pashpresë, për të cilin mediat e botës po shprehin çdo ditë neverinë ndaj tij. Po e damkosin me epitete nga më të rëndat”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …

Leave a Reply