Berisha: Narko-trafikanti i Bulqizës u arrestua vetëm pse tha se do rikandidonte

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, narko-trafikanti i Bulqizës u arrestua vetëm pse tha se do rikandidonte. Berisha tha se, kandidatët e shpellës apo dajakut, janë sot kandidatët më të përçmuar në 32 vite.
“Fushata po ecën me një ritëm dhe entuziazëm të veçantë. Kandidatët e shpellës apo dajakut, janë sot kandidatët më të përçmuar në 32 vite.
Siç e shihni, nuk dalin dot me qytetarët, siç e shihni, janë të pranishëm vetëm në montime dhe manipulime të turpshme televizive.
Ndiqeni fushatën e Veliajt, vetëm figurantë dhe truke televizive. Të tjerë nuk duken fare. Ata që kundërshtojnë, arrestohen brenda orëve.
Narko-trafikanti i Bulqizës kishte dosjet palë-palë prej vitesh. Por nuk i futej gjë në këmbë, madje drejtësia e Edi Ramës e ekzonoronte edhe kur thithte kokainë,
Në momentin që deklaroi se do rikandidonte dhe nuk e pyeste partinë, pas pesë orësh iu vunë prangat.
U servir kjo si një akt i drejtësisë së pavarur, në fakt ishte një akt i drejtësisë politike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply