Lëmosha që blen varfërinë përpara zgjedhjeve…

Nga Luçiano BOÇI

Institucioni që e ka trajtuar në mënyrën më të padinjitetshme komunitetin rom dhe egjiptian në Elbasan, tani po u jep lëmoshën e rradhës për t’u blerë votën.

Bashkia Elbasan po shpërndan ndihma për përfaqësues të këtyre komuniteteve me kushtin që këta të fundit të dorëzojnë kartat e identitetit dhe të hedhin firma se do të jenë votues të Partisë Socialiste. Është një praktikë e hershme e Bashkisë Elbasan që e përdor sa herë që vijnë zgjedhjet me këta qytetarë.

Pas zgjedhjeve i harron, i përçmon, i përzë, i fyen! Padiskutim merrini ndihmat se ato janë paratë e taksave të qytetarëve të Elbasanit, por në 14 maj me votë jepini ndëshkim atyre që ju kanë përbuzur për 16 vite!

About Redaksia

Check Also

I “çmenduri” la konferencën dhe gjëmonte korridoreve gazetaren e re/ Dëshmia…

Në intervistën e dhënë për Syri Tv, pas përplasjes verbale me Kryeministrin, gazetarja e Syri …

Leave a Reply