Berisha: Drejtësia do vijë për Ramën dhe Veliajn, nuk do ketë më mbyllje çështjesh

Kryetari i PD, Sali Berisha, tha në takimin me drejtuesit e degëve të Tiranës se, drejtësia do të vijë edhe për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Berisha tha se, parashkrimi nuk do i shpëtojë Ramën dhe Veliajn.

“Një kryetar bashkie që ka katandisur Tiranën në një nga 10 qytetet më të ndotura në botë. E thotë Numbeo. E katandisi përmes kullave që ndërton dhe çrregullimit të trafikut.

Me kullat, ky rrit dendësinë e popullsisë. Aty ku ndërtohet një kullë, duhet të ketë një sipërfaqe shumë të madhe rreth saj. Kurse ky e çon në 20 mijë banorë kilometrin. Njerëzit i marrin frymën njëri-tjetrit në këto hapësira.

U ndala këtu për të mos thënë pastaj vjedhjen e tmerrshme me inceneratorin. Ai është 5 herë, 10 herë më i inkriminuar se ai i Bulqizës. I Bulqizës u arrestua për 3 milionë që ia dha një të afërmi, po ky dasmën ia bëri vëllai në kështjellën e Gjirokastrës se i dha tenderin? Kjo është më e pakta, si shembull.

Nuk votohet hajduti, nuk votohet fallsi. Sepse drejtësia do të vijë edhe për Edi Ramën, edhe për Erion Veliajn.

Ligji për të hequr parashkrimin, absolutisht do jetë ligji i parë, do të shkojë deri në referendum vendosja e tij. Pushtetar që vjedh dhe parashkruhet pas 7 vitesh, nuk do ketë kurrë më.

Nuk do ketë më mbyllje çështjesh. PD është e gatshme që të shkojë deri në referendum. Parashkrimi është amnisti, është njësoj si të amnistosh zyrtarët.

Do të marrë fund kjo, ndaj edhe qytetarët duhet ta dinë. Nuk duhet të votojnë kontingjente njerëzish që janë kontingjente për t’u burgosur. Por kjo nuk realizohet, kjo realizohet me takime derë më derë, kokë më kokë, me grupe të vogla, me anketa të vogla.

Edi Rama është i tmerruar, të gjitha aktet që bëri PD-së do i kthehen në bumerang. Opozita do marrë pjesë dhe do fitojë në zgjedhje. Ai do mbajë përgjegjësi për gjithçka”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply