Vlora i rezervoi një pritje madhështore dr.Berishës

Nga Rezenbrik Serjani

Det Njerëzish mikëpritën Doktorin !

Dje, Vlora dhe vlonjatët, demokratët, misionarët e qëndrestarët, mikëpritën liderin historik të Partisë Demokratike Profesor Doktor Sali Berishën !

Një takim madhështor, i jashtëzakonshëm, ashtu siç për 32 vite, ky qytet, njerëzit e mirë e fisnik të Vlorës, e kanë mikëpritur Doktor Berishën !

Det njerëzish , mikëpritën Doktorin !

Det njerëzish që gjëmonin himnin e lirisë, demokracisë, pluralizmit !

Takimi i ditës së djeshme, ishte një panoramë e mahnitshme se demokratët e Vlorës, janë krah Doktor Berishës, si busulla jonë e artë e mbrojtjes së demokracisë dhe bërjes së fortë e fitimtare !

Takimi i atij deti njerëzish dje në Vlorë, si shembull për Shqipërinë, tregoi se vlerat demokratike janë vlerat tona më të larta, si ideale shpresëprurëse e burim besimi për të ardhmen e ndritur të Vlorës e Shqipërisë !

Prezantimi dinjitoz, kjo çelje e bukur fushate, për kandidatin e Partisë Demokratike në Vlorë, Hysni Sharra (Ninua), në këtë mes të bukur pranvere, është oguri jonë i mirë i fitores së çelur që kemi përpara !

Mesazhi i djeshëm ishte i qartë : Partia Demokratike, idealet demokratike, qytetaria vlonjate, Hysni Sharra, fitojnë në Vlorën e bekuar nga Zoti !

Me besimin në Zot, ecim kokëlartë drejt Fitores së Vlorës !

Zoti e bekoftë këtë rrugëtim plot Diell, Besim, Shpresë e Ideale Demokratike !

 

About Redaksia

Check Also

Efektivi i Gardës qëllon veten me armën e shërbimit

Një efektiv i Gardës së Republikës ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten …

Leave a Reply