Indrit Hoxha: Kudo që të jeni ju ftoj të bëhemi bashkë në betejën elektorale të 14 majit!

FJALA E SEKRETARIT PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN, INDRIT HOXHA NË FOLTOREN ME BASHKËATDHETARËT NË LONDËR

Të dashur bashkatdhetarë. Të dashur demokratë.
Dua t’ju sjell një përshëndetje të zjarrtë për të gjithë ju dhe familjet tuaja nga Shqipëria. Faleminderit nga zemra që jeni prezent në këtë takim sot në një moment shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe demokracisë së saj. Personalisht ndihem shumë i nderuar që Partia Demokratike më ka besuar që të jem zëri juaj dhe i të gjithë shqiptarëve të diasporës. Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe për mua dhe shpresoj të jem në lartesinë e duhur të kësaj detyre të rëndësishme. Në fakt ajo që kam vënë re gjatë gjithë kësaj kohe është se diaspora shqiptare, por veçanërisht shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe kanë një lidhje shumë të fortë me vendin e tyre. Në të gjitha bisedat që kam bere me ta, vihet re shqetësimi që ata kanë për fatet dhe të ardhmen e Shqipërisë. Edhe pse jetojnë larg, mendja e tyre qendron te Shqipëria. Dashuria që ju keni për vendin ju bën të jeni gjithmonë të vëmendshëm për zhvillimet që ndodhin në Shqipëri, që fatkeqësisht kohët e fundit nuk janë aspak pozitive. Por përkundrazi, vendi gjithmonë e më shumë po shkon drejt varfërimit dhe autokracisë. Prandaj ky takim i sotëm zhvillohet pikërisht si një thirrje që Partia Demokratike ka për ju. Ju fton të gjithëve per të dhënë kontributin tuaj që Shqiperia të ndalojë rrugën e greminëseë ku e ka futur qeverisja më e korruptuar e Ballkanit. Dhe shkaktari kryesor i kësaj rruge është Edi Rama me qeverisjen e tij. Këtë gjë tashmë e dinë të gjithë. E dini ju, e dinë shqiptaret e të gjithë diapsorës, e dinë qytetarët shqiptarë. Eksperienca juaj, inteligjenca juaj, dashuria juaj për Shqipërinë, kapitali i paçmuar i diapsorës shqiptare, jam i bindur që mund te jetë nje kontribut i jashtëzakonshem për të ndryshuar fatet e Shqipërisë. Ne besojmë fort te ju në këtë mision që na kanë ngarkuar qytetarët shqiptar. Misionin për të ndaluar sa më shpejt regjimin kriminal të Edi Ramës. Jo më kot, bashkë me Kryetarin Berisha kemi zhvilluar shumë takime me shqiptarët e diasporës. Ju keni luajtur një rol shumë të rëndësishëm për rikthimin e Partisë Demokratike në krye të detyrës për t’u përballur me pushtetin e Edi Ramës. Ju keni luajtur një rol të rëndësishëm për rikthimin e opozitës së vërtetë në Shqipëri. Dhe me bindje e them që do të luani një rol të rëndësishëm në rotacionin e pushtetit. Deri më tani kjo qeveri ju ka keqtrajtuar, ju ka shfrytëzuar, por nuk ju ka kthyer asgjë mbrapsht nga ajo që ju meritoni. Shqiptarët e diasporës janë njerëzit që më shumë se çdokush ka kontribuar në ekonominë shqiptare në këto 30 vite pluralizëm. Jo vetëm që kanë ndihmuar familjet e tyre, jo vetëm që kanë ndihmuar ekonominë shqiptare, por kanë dhënë një kontribut te jashtëzakonshëm kulturor dhe social. Ata kane qenë ambasadorët më të mirë të vlerave më të larta të mbarë kombit shqiptar. Dhe fatkqësisht nuk kanë marrë asgjë mbrapsht. Ju premtoj se me qeverisjen e demokratëve nesër shaiptarët e diasporës do të kenë vendin që u takon në ekonomi, në politikë dhe në shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Më së pari, shqiptareve që jetojnë jashtë do t’u garantojmë votën. Për të gjithë kontributin që ata japin për Shqipërinë, meritojnë të kenë zërin e tyre në përcaktimin e poltikave që zhvillohen këtu te ne. Ky është hapi i parë që do te ndërmarrim.
Të nderuar vëllezër. Opozita sot gjendet përballë një beteje elektorale. Zgjedhjet lokale të 14 Majit. Ky është nje moment historik dhe vendimtar për fatin e Shqipërisë. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë detyrë që na ke është ngarkuar. Demokratët nuk do të jenë më pa kryetar bashkie, nuk do jenë me pa keshilltar bashkiak, nuk do të jenë më të përjashtuar nga pushteti lokal. Duke qenëmse kjo beteje është shumë e rëndësishme, kam marr përsipër dhe unë si shumë të tjerë, të drejtoj Bashkinë e Vorës. Qytetarët e saj të mrekullueshëm, të cilët janë lënë në harresë deri më sot dhe janë trajtuar si njerëz të dorës së dytë. Vora është simboli i krimit të qeverisjes lokale të Edi Ramës. Por që nga data 14 maj do të fillojë një periudhë e re. Bashkia do të jetë të gjithë njerëzve, pa dallim krahine, bindje poltike, apo fetare.
Prandaj ju ftoj të gjitheve për kontributin tuaj në zgjedhjet lokale, pasi janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Për të ndaluar regjimin, për të ndaluar korrupsionin, për të hapur rrugën për largimin përfundimtar të Edi Ramës. Ku do që jeni, me miqtë tuaj, me shokët tuaj, me familjarët tuaj ju ftoj të jeni pjesë e kësaj beteje për të mirën e Shqipërisë. Pa ju, Shqipëria nuk ia del dot. Vetëm Bashkë do të fitojmë!!

About Redaksia

Check Also

Shehu letër Nikollës: Ndaloni turpin, Kuvendi po i shërben Serbisë!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i është drejtuar me një letër të hapur kryeparlamentares …

Leave a Reply