Berisha: Edhe ambasadori i Britanisë në Tiranë është njëlloj McGonigali

Krytari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët e Londrës të cilët jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe, tha se, edhe ambasadori i Britanisë në Tiranë, është njëlloj McGonigali. Berisha tha se, McGonigal sot është para drejtësisë amerikane për dhunimin e ligjit amerikan dhe flamurit të tij.
“Opozita shqiptare, PD-ja siç e keni ndjekur ka kaluar në këto dy vitet e fundit një histori të pashembullt në tërë historinë politike të Europës. Ju keni lexuar dhe dëgjuar, në histori apo në libra, se qeveri apo organizata të ndryshme kanë bërë grushte shteti dhe kanë rrëzuar qeveri.
Por nuk kisha dëgjuar kurrë që të bëhen grushte për të rrëzuar një opozitë, për të shkatërruar një opozitë e cila ishte dhe opozita dhe është më pro perëndimore e Shqipërisë dhe rajonit.
Ishte opozita që përmbysi sistemin komunist, anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës dhe NATO. Ishte opozita e cila arriti me reforma të thella, që Shqipërinë dhe shqiptarët ti nxjerrë nga grupi i kombeve më të varfra të planetit e ti rendisë ata në grupin me të ardhura të mesme të larta.
Kundër kësaj opozita si askush tjetër në historinë e Europës, Edi Rama kontraktoi si vrasës me pagesë kundërzbuluesin e organizatës më të fuqishme të SHBA, FBI-në. Një tradhtar i kombit amerikan, i cili duke marrë 250 mijë dollarë, i paguar nga Edi Rama, mori misionin e shëmtuar për rrënimin e opozitës shqiptare.
McGonigal sot është para drejtësisë amerikane për dhunimin e ligjit amerikan dhe flamurit të tij. Po në këtë shkallë bashkëfajtor me të është Edi Rama, i cili përveç McGonigal kontraktoi dhe pagoi me 360 mijë dollarë, paraardhën e McGonigal në FBI, Luo Bladel dhe e ngarkoi atë të trillojë, manipulojë dhe shpifë për opozitën.
Jam këtu për të ju thënë ju, se McGonigal, Mark Rossini, Lou Bladel të cilët punuan si ushtarë të korruptuar të Edi Ramës kundër opozitës shqiptare nuk janë të vetmit këta. Po në këtë shkallë korrupsioni dhe qëndrimi ndaj opozitës është edhe ambasadorja Yuri Kim, e korruptuar pa asnjë dyshim nga Edi Rama, po në atë shkallë që është i korruptuar McGonigal. Korrupsionin e saj e kam denoncuar dhe e denoncoj jo me pasion, me keqardhje të thellë, se nuk më vjen mirë që unë të atakoj në mënyrë të tillë, përfaqësuesin e partnerit tonë strategjik, vendit që ne shqiptarët i detyrohemi më shumë se kujtdo tjetër lirinë tonë.
Por e bëj këtë sepse kjo së bashku me Edi Ramën ka shkelmuar kushtetutën e Shqipërisë, të Amerikës dhe konventën e Vjenës. Ka shkelë çdo normë, ligj, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.
Do të ju them të dashur miq, se pasi pa asnjë fakt, dokument, provë, asnjë fakt, Antony Blinken më shpalli mua ‘non grata’ zonja në fjalë mblodhi ambasadorët e BE-së dhe u kërkon atyre që të solidarizohen me vendimin e qeverisë së saj. Ajo mori një jo të thatë prej tyre. Dhe nuk mori vetëm jo-në e thatë, por mori edhe shkaqet pse jo.
Së pari diplomatët e nderuar i thanë asaj se nuk na keni pyetur ne, kur keni marrë këtë vendim. Së dyti nuk keni asnjë fakt, provë, apo dokument, për vendimin që keni marrë për të ndihmuar Edi Ramën, qeverinë e Edi Ramës dhe për të lënë vendin pa opozitë dhe ne me këtë nuk pajtohemi. Kjo është e vërteta.
Por po nga të njëjtat pozita, me të njëjtën mënyrë veproi edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Alstair King Smith. Edhe ky është një lloj McGonigali, i cili ka mashtruar qeverinë e madhërisë së tij në çdo gjë që i ka dërguar për Sali Berishën. Unë ju them ju, shumë shpejt do të i bëj publike një për një trillimet e ulëta të një njeriu të korruptuar këmbë e xhep. Por Britania e Madhe është shtet ligjor dhe unë kam besim të madh tek drejtësia e vendit ku keni ju.
Ky diplomat i korruptuar, pasi ka mashtruar qeverinë e tij, bashkë me një paraardhësin e vet, vazhdon ta mashtrojë. I thotë se Berisha sulmon ambasadorin dhe qeverinë e madhësirë së tij. E vërteta është se ambasadorit i jam betuar se do ta sulmoj publikisht dhe do ti tregoj qytetarëve dhe botës së çfarë përfaqëson, por nuk kam sulmuar kurrë qeverinë e madhërisë së tij për të cilën kam respektin më të madh”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply