Pse Kraja e Dumani në 3 vjet nuk po arrijnë as rezultatet e një viti të qeverisjes së Berishës?!

Nga Gent STRAZIMIRI

Pse Kraja e Dumani në 3 vjet nuk po arrijnë as rezultatet e vitit 2008?! Në vitin 2008, SPAK nuk kishte, por kishte “Task Forcë të Krimit Ekonomik”, drejtues të së cilës ishin po Arben Kraja dhe Altin Dumani…

Ky grafik paraqet rezultatet e luftës kundër korrupsionit në vetëm 1 vit të qeverisjes së Sali Berishës, viti 2008.

Pjesa dërrmuese çështjeve janë ndjekur në dinamikë, duke përdorur metodat speciale të hetimit, në një veprimtari jashtëzakonisht delikate dhe komplekse.

Sot, me SPAK, me rroga të shumëfishuara, me ambasadorë që hyjnë e dalin në zyrat e tyre, po Arben Kraja e Altin Dumani kanë 3 vjet që nuk po kapin dot rezultatet e vetëm 1 viti të qeverisjes së Sali Berishës…

Sot, me SPAK, me dosje të kopsitura me firma dhe vula që dëshmojnë vjedhjen, pa patur nevojë për hetime në dinamikë, drejtësia hesht! Janë po ata prokurorë, me po ato ligje, me më shumë rroga dhe mbështetje logjistike.

Mungon vetëm Sali Berisha-Kryeministër, denoncimet e qytetarëve në celularin e të cilit, përbëjnë burimin kryesor të nisjes së hetimeve dhe suksesit të arritur.

Lufta kundër korrupsionit kërkon vetëm vullnet politik! Kaq!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply