Berisha: Po vodhi kryeministri vjedhin me radhë vartësit e tij dhe nuk pyesin fare

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, po vodhi kryeministri vjedhin me radhë vartësit e tij dhe nuk pyesin fare. Berisha tha se, a mund të votojmë ne për kryetar bashkie si ai i Tiranës që për çdo ton plehrash që depozitojmë në Sharrë vjedh 18 euro dhe i ndan me Edi Ramën.
“Demokratë e demokrate të Rrogozhinës dhe mbarë Shqipërisë. Nuk duhet të harrojmë se në monizmin e Edi Ramës, PD ka përgjegjësinë e vete. Sepse PD ja dorëzoi zgjedhjet lokale atij.
Ne jemi ata që njohim gabimet tona. Ne nuk themi nuk gabojmë, ne gabojmë por korrigjojmë gabimet.
Sot çdo demokrate dhe demokrat në Rrogozhinë dhe në mbarë Shqipërinë duhet të votojnë kandidatët e primareve dhe nuk duhet të bëjnë kurrë lojën e Edi Ramës. kandidatët e primareve janë kandidatët e lirisë, janë kandidatët tuaj, janë kandidatët që ju i votuar, i përzgjodhët, i besuat, ata guxuan, ai guxoi erdhi para jush, ju tha unë jam Shkëlqim Hoxha, ky që më njihni. Më besoni se unë besimin tuaj do ta kthej në shërbime ndaj jush.
Ku është kandidati tjetër? Çfarë ndodh me kandidatin tjetër? Ku ti kapësh për burg janë. Apo them ndonjë gjë të pavërtetë këtu.
Merrni me radhë. Atë e burgosin, tjetrin e thërrasin dhe i thonë, je në paraburgim. Absolutisht ju garantoj ju se si ai i Bulqizës dhe disa herë më shumë janë papërjashtim të gjithë bashkiakët e sektit të rilindjes.
Po pse, mund të më thoni ju mua. Miqtë e mi, po vodhi kryeministri vjedhin me radhë vartësit e tij dhe nuk pyesin fare.
Pra a duhet të pyesim veten ne. A mund të votojmë ne ata të cilët ndërtojnë rrugën me 24 mln euro kilometrin, ndërtojnë shkollën me 6 mln euro. A mund të votojmë ne ata të cilët bëjnë 250 tendera sekrete të paparë. A mund të votojmë ne atë të cilin firmos për 420 mln euro për djegësa të cilët nuk ekzistojnë kërkund.
A mund të votojmë ne për kryetar bashkie si ai i Tiranës që për çdo ton plehrash që depozitojmë në Sharrë vjedh 18 euro dhe i ndan me Edi Ramën.
Kontrata thotë 11 euro për ton, kurse ai u merr qytetarëve 29 euro për ton. I merr sikur po i djeg dhe nuk djeg 1 kg. A mund të votojmë njerëz si puna e tij i cili u vë qytetarëve taksë për ndërtimin e shkollave. E ndaluar me Kushtetutë, kushtetuta e këtij vendi u garanton ju shkollimin falas për fëmijët tuaj. Ai nuk ka kushtetutë, hajduti nuk ka kushtetutë, ligj e moral”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Meta: Ka amerikanë të ndershëm e patriotë, por edhe fundërrina si McGonigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje kreut të SPAK, Altin …

Leave a Reply