Kryebashkiku i Elbasanit merr 32 milionë lekë për qentë e rrugëve dhe pastaj i helmon!

Dega e PD Elbasan ka denoncuar një tjetër skandal të kryetarit të Bashkisë Llatja. Në një reagim të degës së PD, thuhet se, Llatja merr 32 milionë lekë për tu kujdesur për qentë e rrugëve dhe pastaj i helmon!

Reagimi

Llatja merr 32 milionë lekë për tu kujdesur për qentë e rrugëve dhe pastaj i helmon!

Njeriu që gjatë 4 viteve të tij i dha helm dhe saçme plumbash kafshëve në qytet, duke përgjakur rrugët e Elbasanit na është prekur shumë sot. Por qytetarët e Elbasanit duhet të dijnë më shumë se çfarë ndodh në zyrat e Bashkisë apo jo Gledian?

Qytetarët e Elbasanit duhet të dijnë se t’i i merr nga taksat e tyre 32 milionë lekë vetëm për tu përkujdesur për qentë e rrugës. Ndërkohë çfarë bën? I hedh helm dhe vret në errësirë kafshët!

Besojeni apo jo, 32 milionë lekë i duhen Gledianit për qentë e rrugës!

About Redaksia

Check Also

Premtimi i Berishës që shpëton Krujën: Brenda mandatit të parë rruga që lidh Krujën me Tiranën

Qytetar: Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse …

Leave a Reply