Protestë në Mamurras, banorët bllokojnë rrugën: “Na kanë bërë me ik nga shtëpia”!

Banorët e lagjes ‘Demokracia’ prej një jave kanë mbajtur të bllokuar rrugën në lagjen e tyre. Mëngjesin e sotëm, ato vijuan me rezistencën e tyre. Dhjetra forca policore nga Drejtoria e Qarkut Lezhë tentuan të krijonin një marrëveshje me banorët për të hapur rrugën, mirëpo nuk është zgjidhur asgjë.

Në këtë rrugë, kalojnë mjete të tonazhit të rëndë, duke shkaktuar probleme për banorët. Një prej tyre është shprehur se nuk iu kanë lënë zgjidhje tjetër, veçse të shpërngulen nga vendi ku jetojnë.

“Na kanë bërë me ik nga shtëpia, nga pluhuri balta. Shoqërojmë kalamajtë nga shkolla për kamionat. Jemi ankuar, na kanë thënë që do vendosim tabelën e sdo hy asnjë kamion. Banorët nuk kanë për ti kaluar kamionët ose do ikim nga shtëpia. Forcat policore kanë ardhur se kanë bërë marrëveshje me të gurores. Të gjithë kanë lënë punë dhe do rrimë këtu. Ose do shpërngulemi me shtëpi, 100 familje këtu”, tha një prej banorëve.

Prej vitesh mbetet shqetësim për banorët e kësaj lagjeje qarkullimi i automjeteve të tonazhit të lartë, që shfrytëzojnë inertet në kodrat e qytetit të Mamurrasit.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply