Ta mendosh luftën për të mos e bërë: Strategji bërthamore nga viti 1945

 Si vis pacem, para bellum”. Megjithëse e formuluar rreth 2000 vite më parë, shprehja latine duket si e bërë me masë për të përshkruar rolin shkurajues të armës atomike në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. “Bomba” është përdorur vetëm 2 herë në histori, por ka peshuar shumë mbi politikat e fuqive të mëdha, duke e penguar përdorimin e luftës totale.

Superfuqia e armës perceptohet më parë se akoma të jetë konceptuar: i gjendet gjurmë në një letër të fizikanit Leo Szilard, e kundërfirmosur nga Albert Einstein dhe e drejtuar presidentit Franklin Delano Roosevelt në 1939, si edhe në debatet që i paraprinë përdorimit të saj, menjëherë pas eksperimentit të parë të arrirë të Alamogordo (16 korrik 1945). Grupi ndërkombëtar i kërkuesve, i mbledhur duke filluar nga 1941 në New Mexico në kontekstin e “Projektit Manhattan”, kishte plotësisht vetëdije për karakterin vendimtar të bombës atomike dhe ishte i obsesionuar nga frika se nazistët mund të arrinin ta kishin përpara aleatëve. Lufta në Europë mbaron përpara se arma arrin të përfundohet nga gjermanët dhe në atë kohë aleatët qenë tashmë në dijeni se shkencëtarët gjermanë nuk i kishin finalizuar kërkimet e tyre.

Vetëm një bombë më e fuqishme?

Pasi ka hipotezuar një demonstrim të thjeshtë të armës në Shtetet e Bashkuara apo mbi një zonë jo të populluar të Japonisë – praktikisht një eksperiment i ri, por publik – drejtuesit aleatë vendosën të lëshonin të dy bombat e disponueshme (që përdornin dy teknologji të ndryshme), mbi objektiva realë. U hartua një listë, e orientuar nga qytete industrialë; zgjedhja e objektivave finale do të varet nga kushtet e fluturimit ditën e lëshimit. Nëse dëmet dhe numri i viktimave kanë qenë më të mëdha në Hiroshima (6 gusht 1945) se në Nagasaki (9 gusht), megjithënse e bomba e dytë me plutonium ishte më e fuqishme se e para me uranium, kjo u var kryesisht nga topografia e zonës së bombarduar, për shkak të rilevimit më të thyer të qytetit Nagasaki, i ndodhur në ishullin Kyushu.

Me armën atomike, “bombardimi strategjik” arrinte efikasitetin që kishin njoftuar teoricienët e armës në fillimet e shekullit dhe në veçanti gjenerali italian Giulio Douhet, autor i ”Dominimit të ajrit” (1921). Më 14 gusht 1945 perandori i Japonisë njoftonte kapitullimin që qeveria e tij kishte refuzuar në fillimin e muajit në kundërpërgjigje të Aleatëve, pas Konferencës së Potsdamit. Rënia e ushtrisë së Mançurisë përballë ofensivës sovjetike të 8 gushtit 1945 nuk do të kishte qenë sigurisht i mjaftueshëm i vetëm sa për të çarmatosur vullnetin e mbrojtjes së arqipelagut “deri në njeriun e fundit”, sikur perspektiva e bombardimit aotmik e përsëritur nuk do ta kishte bërë këtë mbrojtje totalisht të kotë.

Për amerikanët, arma atomike paraqiste një avantazh të dyfishtë: reduktimin e humbjeve njerëzore që pushtimi i Japnisë do të provokonte dhe të shmangte detyrimin e ndarjes së arqipelagut me sovjetikët, siç kishte ndodhur në Europë. Bombardimet atomike janë njehrazi akti i fundit i Luftës së Dytë Botërore dhe i pari i Luftës së Ftohtë: presidenti i ri nënkupton ta përdorë monopolin të cilin disponon vendi i tij mbi armën atomike për t’i kufizuar amibiciet sovjetike. Nga ana tjetër, amerikanët mendojnë se monopoli i tyre do të zgjasë gjatë, fakt që favorizon pranimin e statutisit të tyre të ri si fuqi botërore. Shpejt do të zhgënjehen, duke filluar nga 1949, duke zbuluar ndërkohë efikasitetin e spiunazhit sovjetik dhe tërheqjen e ideologjisë komuniste ndaj elitave perëndimore: afera Alger Hiss, diplomatit amerikan dhe spiunit në shërbimin e sovjetikëve, dhe zbulimet e para mbi 5 agjentët dopioxhhokistë të Cambridge, kontribuan në një pjesë të madhe në krijimin e një konteksti anksiogjen në Shtetet e Bashkuara, në zbulimin (nga ana e Truman) e eksperimentit të parë atomik të Bashkimit Sovjetik, të fitores së Maos në Kinë dhe të fillimit të luftës në Kore, kontekst që çoi në histerinë antikomuniste (dhe antielitare) të makkartizmit.

Nga 8 gushti 1945, hyrja në erën e re u nënvizua në një editorial të ri të Albert Camus në të përditshmen “Combat”: “Në një të ardhme pakashumë të afërt, do të duhet të zgjidhet midis vetëvrasjes kolektive apo përdorimit inteligjent të arritjeve shkencore. […] Padyshim që i ofrohet njerëzimit mundësia e tij e fundit”. Por nëse impakti moral perceptohet menjëherë, risia strategjike dhe kthesa në një logjikë shkurajimi në imponohen menjëherë. Në këtë periudhë, ushtarakët kanë tendencën ta konsiderojnë armën e re si një bombë thjesht më të fuqishme, domethënë mundësinë e sigurimit të efekteve fizike më të mëdha, me kosto më të ulëta.

Bigger bang for the Buck

Është në këtë logjikë që gjenerali Douglas MacArthur, i vënë në vështirësi në Kore nga ndërhyrja e “vullnetarëve kinezë” në nëntorin e 1950, nxit bombardimin e bazave dhe përqëndrimit të trupave kineze me armën atomike. Duke ia refuzuar këtë mundësi, presidenti Truman kryen një revolucion të dyfishtë: inauguron erën e luftës së “kufizuar”, duke lënë të kuptohet se ekziston një nivel kërcënimi përtej të cilit përdorimi i armës atomike nuk është i justifikuar; rivendos logjikën e Clausewitz, duke nënvizuar se është qëllimi politik dhe jo efikasiteti ushtarak kriteri final i vlerësimit të shkallës së luftës legjitime për t’u ushtrurar në një konflikt. Kjo logjikë, që luftërat botërore, sidomos e dyta, e kishin kaluar arësyen e dimensionit “total” të tyre që justifikonte një ngritje të ekstremit deri në asgjësimin e armikut, duhej të kryente atë të “shkurajimit”: posti i vetën në lojën politike e përshtatshme për fuqinë shkatërrimtare të armës atomike ishte mbrojtja e sovranitetit final të saj, e pavarësisë së saj dhe modelit social të saj, domethënë rezistenca ndaj një pushtimi të drejtëpërdrejtë apo e aneksimit të aleatëve kryesore dhe thelbësorë, të identifikuar nëpërmjet aleancave formale, i së cilës e para përfaqësohet nga Aleanca Atlantike (NATO, 1949).

Evolucioni teknologjik dhe gjeopolitik do të kontribuojë të bëjë këtë konceptim të ndërthurur me armën bërthamore: në fillimet e viteve ’90 kalimi nga bomba A (fiksioni i atomit) tek bomba H (e mbështetur mbi energjinë e fuzionit) e shumëfishon akoma fuqinë e saj – kalohet na shkalla me kiloton (ekuivalent me 1000 ton eksploziv klasik TNT) në megaton (milion ton). Të dy të mëdhenjtë tashmë mund të hipotezojnë një “shkatërrim reciprok të siguruar”, e përmbledhur me akronimin anglisht MAD (Mutual Atomic Destruction ose i “çmendur”), që nënvizon edhe karakterin e pakuptimtë të një lufte që do të prodhonte vetëm fitimtarë. Ama me kushtin e disponimit të një disponimit të një vektori për ta hedhur bombën mbi armikun! Nga ky këndvështrim amerikanët janë pak më përpara, pasi qysh nga Lufta e Dytë Botërore dispononojnë një flotë bombarduesish me një aftësi të madhe ngarkese dhe rreze të gjatë veprimi: nga B29 e 1945 tek B52 e vënë në shërbim 10 vite më vonë. Sovjetikët do të duhet të presin fundin e viteve ’50 dhe dominimin e plotë të tyre në sektorin e raketave ndërkontinentale, i demonstruar nga lëshimi i satelitit Sputnik më 1957, për të rivendosur një simetri në shkruajimin bërthamor.

Arma atomike rrëshqet progresivisht drejt statusit të një arme “mospërdorimi”, që veç të tjerash nuk rezulton ende e fituar në fillimet e viteve ’60, ku përdorimi i saj mbetet i hipotezuar dhe i integruar edhe në strategjinë diplomatike: politika e “New Look” e administratës Eisenhower (1953 – 1960) bazohet mbi “raprezaljen masive” dhe mbi një rritje të aresnalit bërthamor, në kurriz të mjeteve kovencionale, dhe mbi përdorimin e saj si mjet presioni në kriza, në një strategji “mbi pragun e humnerës”, sipas formulës së sekretarit të Shtetit John Foster Dulles, e ilustruar nga krizat rreth Tajvanit (1954 – 1958). Në atë kohë Nikita Hrushovit do t’i duhet të veprojë shumë për ta kalitur mosdurimin e Mao Ce Dunit, që i kualifikon Shtetet e Bashkuara si “tigër prej letre”, por duke shtuar “ama me dhëmbë bërthamorë”.

Pikërisht kjo strategji aplikohet nën John Fitzgerald Kennedy në krizën e raketave të Kubës të viti 1962. Suksesi i Kennedy – për disa aspekte relativ, pasi Hrushovi siguron në çdo rast mbijetesën e garantuar (shenjtërimin) e regjimit kastrist të Kubës – bazohet jo më pak mbi një gabim vlerësimi të situatës reale, pasi amerikanët e kapin informacionin që bombat bërthamore janë në rrugën e transportit në karvanin kundër të cilit ata po organizojnë bllokimin detar, ndërsa ka mundësi ato ndodhen në ishullin karaibik.

Kriza e Kubës zbulon megjithatë rreziqet e shpërthimit të një shkëmbimi bërthamor në një krizë të keqmenaxhuar apo, më më keq, prej paparashikueshmërisë apo një aksidenti të pastër, një ngjarje që trazon tashmë shtatmadhoritë dhe kulturat popullore (siç demonstrohet gjerësisht nga dy filmat e dalë në 1964: “Doctor Starngelove” i Stanley Kubrik, dhe “Fail safe” i Sidney Lumet). Për të shmangur një ndodhi të tillë, të dy të mëdhenjtë adoptojnë masa besimi reciprok dhe një dialog të drejtpërdrejtë, falë instalimit të një “telefoni të kuq” (fillimisht një teleks) midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit, por Robert MacNamara, sekretari i Mbrojtjes i Kennedy dhe i Lyndon B. Johnson, e evoluon doktrinën bërthamore amerikane nga “raprezaljet masive”, të parashikuara nga “New Look” më 1962, në “përgjigjen graduale”. Ideja është se përgjigja ndaj një agresioni nuk mund të kufizohet në një alternativë të vetme – unë nuk bëj asgjë apo unë vetrifikoj (proces të cilit i nënshtrohen shumë materiale nën efektin e temperaturave shumë të larta të shkaktuara nga shpërthimi atomik), me rrezikun që të asgjësohem edhe unë – por kalon nëpër etapa të ndryshme, të shënuara nga një progresion në në shkallë të armëve bërthamore për t’u përdorur: fillimisht shpërthime taktike (antiforcë, domethënë të integruara në fushën e betejës), domethënë parastrategjike (duke synuar në baza, nivele komandimi e mbështetjeje, në thellësi, të dispozitivit armik) dhe, së fundi, armë strategjike (me një logjikë antiqytet dhe një paralizë të nivelit politik). Çdo etapë do të jepte kohën të eksplorohej fusha e negociatave për të shkarkuar “ngjitjen drejt ekstremeve”.

Shkurajimi përfundon për t’u imponuar

Një sofistikim i tillë në skenar bëhej e mundur nga evolucionet teknologjike, sidomos miniaturizmi i armëve, por këto përcaktojnë dy pasoja: nevojë disponimi të një arsenali bërthamor të plotë për të qenë në gjendje të godasin në çdo nivel me instrumentin më të përshtatshëm dhe t’i bëjnë konfliktet “infra bërthamore” më të besueshëm, duke i delimituar dhe përmbajtur rreziqet e eskalimit dhe të humbjes së kontrollit. Kjo doktrinë rezultonte përsoshmërisht komode për dy fuqitë e mëdha, që në fund arrinin të binin dakord mbi nevojën e shkurajimit reciprok, por në mënyrë të besueshme; një shkurajim që nuk duhet të bëhej sinonim me paralizën. Në të kundërt, një doktrinë e tillë rezultonte pak e vlerësuar, përveçse nga Kina, edhe nga aleatët e amerikanëve, sidomos nga Europa, që i frikësohej se mos bëhej sërish fushë beteje. Faktikisht, marrëveshja i priste rrugën shpresës së fuqive të reja bërthamore (Francë, Angli dhe Kinë) për t’u bërë fuqi bërthamore të pavarura: këto të fundit, të hyra në klubin bërthamor në vitet ’60, duke mos disponuar arsenale bërthamore të mbidimensionuara si dy të mëdhatë, e bazonin strategjinë e tyre sidomos mbi “pushtetin nivelues të atomit”, që përkthehej në një sulmt të përgjithshëm jo të diskriminuar antiqytet dhe duke mbetur në niveë të të gjithë ose asgjësë së “raprezaljeve masive”.

Rreziku i një konflikti atomik të përgjithësuar, i shkaktuar nga iniciativa e keqinterpretuar e një “fuqie të vogël” bërthamore i shtyn Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik të favorizojnë çdo lloj mase kufizuese për të kundërshtuar lindjen e fuqive të reja atomike: ndalim të eksperimenteve bërthamore atmosferike (1963), denuklearizim të hapësirës e të trupave qiellorë dhe sidomos Traktati i Mosproliferimit (TNP, 1968) i konkluduar në kuadër të Kombeve të Bashkuara, por ndaj të cilit as Franca, as Kina nuk kanë aderuar në atë kohë (do të aderojnë më 1992), si edhe India, Pakistani apo Izraeli, që janë bërë më pas fuqi atomike. Koreja e Veriut, firmatare në 1968, është tërhequr nga Traktati në 2003 dhe ka proceduar në 3 eksperimente bërthamore nëntokësore në 2006, 2009 dhe 2013.

Aderimi i dy të mëdhave në strategjinë e shkurajimit shpjegon edhe konkludimin e negociatave strategjike bilaterale, të filluara nga vitet ‘60: marrëveshjet SALT 1 (Strategic Arms Limitation Talks) dhe ABM (Anti Ballistic Missiles), që shpesh ngatërrohen, pasi të firmosura në të njëjtën ditë (26 maj 1972) në Moskë, por që kanë të bëjnë me lloje amrësh shumë të ndryshme. SALT 1 parashikon një tavan të numrit global të raketave që disponojnë dy fuqitë e mëdha, me një ndarje të diferencuar sipas vektorëve (ajër – tokë, tokë – tokë apo det – tokë), por me një ekuivalencë globale të arsenaleve të tyre: praktikisht bëhet fjalë për njohjen e parimit të barazisë midis të dy antagonistëve. Traktati ABM ndalon rreshtimin e sistemeve të interceptimit të raketave ndërkontinentale, me përjashtim të dy vendeve në çdo vend për të mbrojtur kryeqytetin dhe një baze për lëshimin e raketave dhe ndalon çdo kërkim të mëtejshëm në këtë lloj amrësh; vulnerabiliteti reciprok i kundërshtarëve duhet të ruhet derikur funksioni i shkurajimit reciprok, siguria e të qënit të asgjësuar në rast të një sulmi atomik, duke frenuar në ktë mënyrë çdo mundësi agresioni – bëhet fjalë praktikisht për të famshmin “ekuilibër të terrorit”. Efektivisht, hyrja në shërbim gjatë viteve ’60 e të parave SNLE (Nëndetëse Bërthamore Lëshues Raketash) i bënte të pashmangshme raprezaljet ndaj një sulmi edhe bërthamor: këto platforma të lëvizshme, të pajisura me raketa fillimisht me rreze prej 2000 – 2500 kilometrash, janë praktikisht jo të individualizueshme (zbulueshme) dhe, për pasojë, të pamundura për t’u neutralizuar në mënyrë parandaluese, në kundërshtim nga bombarduesit strategjikë apo vetë raketat ndërkontinentale.

Prandaj traktatet e Moskës kanë qenë jetëshkurtër. Të firmosur para pak kohe, SALT 1 ishte tejkaluar tashmë nga tekonologjia e raketave me testata të shumëfishta me guidë të pavarur (MIRV); këto raketa të reja do të çojnë në firmosjen e Traktatit SALT 2 më 1979, ku tavani i arsenaleve nuk do të shprehet më në raketa, por në testata bërthamore. Edhe pse ky traktat nuk do të ratifikohet nga Senati amerikan për raprezalje ndaj pushtimit sovjetik të Afganistanit, Traktati SALT 2 do të rezultojë pakashumë i respektuar nga të dyja palët. Traktati ABM aplikohet në fakt deri në vitet ‘80: programi kërkimor IDS (Iniciativa e Mbrojtjes Strategjike), i mbiquajtur edhe “Lufta Yjore” nga ana e shtypit, me rastin e njoftimit të tij nga ana e presidentit Ronald Reagan më 1983, përbën një deformim të parë, por që nuk shpaloset në asnjë masë vendimtare në terren, përpara se presidenti George Bush junior të mos e denoncojë hapur traktatin më 2002. Faktikisht, denoncimi i Traktatit do të përbëjë aktin paraprak për të mundësuar dislokimin e një mburoje antiraketë në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë.

Rreshtimi këtij sistemi të mbrojtjes antiraketë rrezikon ta rivërë në diskutim strategjinë e shkurajimit? Ka mundësi që jo. Kapaciteti i saj mbetet i kufizuar, pasi ai fillimisht ka qenë i dimensionuar kundër një sulmi të realizuar nga një shtet “batakçi” (p.sh. Koreja e Veriut), pra kundër një numri të kufizuar raketash. Rusia, me një arsenal që numëron akoma më shumë se 2600 raketa dhe rreth 2000 armë taktike, nuk do të kishte asnjë vështirësi t’i çante mbrojtjet amerikane. Në të kundërt, vendet e tjera bërthamore nuk do të ishin minimalisht në gjendje t’i kërcënonin Shtetet e Bashkuara, në rast se do ta kishin synimin dhe mundësinë: kërcënimi koreanoverior do të aplikohej për momentin sidomos në nivel rajonal (Kore e Jugut, Japoni), por çështja paraqitet për Kinën, vlerësimi i arsenalit bërthamor të së cilës rezulton shumë i mjegullt. Ushtria Popullore afrohet me standardet e fuqive të mëdha – një SNLE kineze ka kryer një mision të parë zyrtar shkurajimi gjatë 2015 – por vendi mund të fusë në ekuacionin strategjik një disimetri të pazbatueshme, me natyrë demografike: me 1.4 miliard banorë, Kina është 4 herë më e populluar se Shtetet e Bashkuara dhe 10 herë se Rusia; shtrirja e territorit dhe masa e popullsisë së saj mund t’i shtyjnë drejtuesit e saj të mendojnë se një sulm bërthamor, edhe pse masiv, do t’i linte pavarësisht gjithçkaje mundësin e mbijetesës. Kjo ishte analiza e “Timonierit të Madh” në vitet ‘50. A mundet kjo logjikë të frymëzojë edhe “Timonierin e Vogël”, që ashtu si Mao përfiton nga një pushtet i përjetshëm?

Përtej evolucioneve teknologjike, shkurajimi themelohet mbi perceptimin e vulnerabilitetit dhe mbi një probabilitet, jo asgjë, që armiku të shpërthejë një kundërsulm për raprezalje. Nëse njëri prej këtyre parakushteve do të pushonte së qëni autonom dhe do të futej në vlerësimin e një raporti forcash dhe të një shansi për fitore, si në rastin e një konflikti konvencional. Ky kusht i ri ripropozon një situatë disekuilibri dhe mundlësinë e përdorimit të armëve bërthamore, në nivel taktik, sidomos në territorin europian. Veç të tjerash duhet nënvizuar se rreshtimi i sistemit IDS e mbulon akoma territorin e Europës Perëndimore nga një sulm bërthamor rus, por për efekt të Nenit 5 të Traktatit të NATO, një përdorim sa hipotetik, aq edhe i pamundur, bërthamor taktik në Ukrainë nuk do të futej midis përgjigjeve të mundshme automatike të parashikuar nga traktati. Për më tepër, për Europën ka ardhur momenti të vendosë se çfarë do të bëjë kur të rritet: krijimi i një ushtrie të urueshme europiane, pa një komponente të saj bërthamore autonome, do ta shtrlngonte strukturën e re vetën në shkurajimin konvencional dhe, për pasojë, do të ishte krejtësisht dhe ka mundësi vartëse e NATO. Ky vulnus i shpifur do të kushtëzonte në të ardhmen edhe çfarëdolloj vullneti api mundësie për aksion politik autonom, domethënë për një politikë të jashtme autonome. Me pak fjalë, një Europë joautonome nuk do të mund të merrte iniciativa dhe do të ishte gjithmonë e kushtëzuar nga qëndrimi i Shteteve të Bashkuara, që komandojnë NATO.

Siç na mëson historia, shkurajimi konvencional nuk ka funksionuar kurrë deri në fund (në mënyrë absolute), pavarësisht shprehjes latine si vis pacem para bellum, që përsa i përket pranimit të saj konkret duhet të azhurnohet jo në bellum e kohës së romakëve, por në atë të sotëm (domethënë përfshirës të gjithë rrëmujës ushtarake dhe, për pasojë, edhe të kapaciteteve ushtarake).

(nga Storica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Si nisi revolta e Qafë Barit më 22 maj 1984

Nga Bedri BLLOSHMI Revolta në burgun e Qafë Barit nisi më 22 maj 1984. Atë …

Leave a Reply