Rama i jep 400 milionë të tjera Kapllanajt

Kompania e familjarëve të ish-kreut të Partisë Demokratike në Mallakastër, Agron Kapllanaj, vijon të shpërblehet nga bashkitë socialiste.

Bashkia e Beratit, e drejtuar nga kryebashkiaku socialist Ervin Demo, i ka dhënë rreth 400 milionë lekë kompanisë “Shkëlqimi 07”, me objekt tenderi blerje asfalti në prag të fushatës elektorale.

Në datën 15 mars, Bashkia e Beratit dhe kompania “Shkëlqimi 07”, kanë nënshkruar kontratën mes tyre, e cila kap vlerën e 39 milionë lekëve me TVSH. Ajo që vihet re nga ky tender, është fakti se në Agjencinë e Prokurimit Publik nuk raportohen të dhëna nëse ka pasur kompani të tjera në garë, duke lënë të kuptohet se kompania e familjarëve të Agron Kapllanajt ka qenë e vetme në këtë garë.

Gjithashtu, vlera e tenderit të dhënë nga Bashkia e Beratit, e cila do të blejë asfalt në prag të fushatës elektorale, është në afërsi të vlerës së fondit limit, i cili ishte rreth 39.9 milionë lekë të reja.

Ky tender duket se konfirmon edhe njëherë shpërblimin e qeverisë dhe bashkive socialiste për grupimin Basha-Alibeaj. Pasi u dha vulën me vendim gjykate, vendimi i Bashës dhe Alibeajt për të përçarë demokratët duke nxjerrë kandidatë për zgjedhjet e 14 majit, një prej të cilëve është Agron Kapllanaj, po shpërblehet me tendera të majmë nga qeveria dhe bashkitë socialiste.

Ky tender është konfirmim i këtij fakti, ndërsa mjafton të bësh një vëzhgim të transfertave të thesarit dhe konstatohet lehtësisht se njeriu i grupimit Basha-Alibeaj, ka përfituar pas vitit 2019 më shumë se 240 tendera nga bashkitë socialiste, me vlerë totale më shumë se 25 milionë euro./Syri.net

About Redaksia

Check Also

Kërcënohet me jetë një nga gjyqtaret që rrëzoi marrëveshjen Rama-Meloni

Gjyqtarja Silvia Albano, një nga gjashtë gjyqtaret e Gjykatës së Romës që vendosi për kthimin …

Leave a Reply