Fitorja në tavolinë e Albin Kurtit

Leonard SEFERI

Super lideri i djeshëm i opozitës, frymëzuesi i rinisë për qëndrueshmëri dhe stoicizëm të hekurt në kauzën e tij(e drejtë apo e gabuar qoftë), si lider i sotëm pasi kishte arritur më përpara reciprocitet me Serbinë të paktën në pikën e targave(sigurisht që edhe me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve), ai i tregoi diplomacisë ndërkombëtare e shqiptare nga Ohri, se Serbia është sërish problemi i Ballkanit.
Fitoret në tavolinë janë dukuri që diplomacia shqiptare në tërësi për shumë arsye rrallë herë i ka arritur. Si rrjedhojë është shumë e rëndësishme që Kosova të fitojë diplomatikisht në këtë ‘betejë’.
Lideri më i pakorruptuar i Ballkanit sipas statistikave të ndërkombëtarëve është shembull se si edhe të rinjtë në vendin tonë duhet të perfshihen në rezistencë kauzash dhe në politikë aktive, e majtë apo e djathtë qoftë ajo.
Nga ana tjetër jemi të gjithë dëshmitarë se si votuesit në Kosovë e ndëshkuan Albin Kurtin në zgjedhjet vendore duke mos i dhënë atij komunat që priste në një kohë kur sapo kishte marrë për të dytën herë drejtimin e vendit pas rënies së qeverisë Kurti 1, si pasojë e mocionit të mosbesimit.
Me shpresën e ndërgjegjësimit të votuesit shqiptar dhe aftësimit për të ndëshkuar me votë ata që tallen me popullin të cilitdo krahu qofshin ata.
Urime Kosovë!

About Redaksia

Check Also

Sot në Ditën e Teatrit…

Nga Adriana KALAJA Sot në Ditën e Teatrit në një Kryeqytet pa Teatër, në fakt …

Leave a Reply