Ahmetaj merret zyrtarisht nën hetim nga SPAK, tre akuzat ndaj tij

Ish-ministri Arben Ahmetaj është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Mësohet se emri i ish-zëvendëskryeministrit është shënuar në regjistrin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime për tre vepra pena si “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Nuk ka ende një komunikim të akuzës apo marrjes të pandehur të Ahmetajt, por ligjërisht nënkuptohet se këto 3 vepra do të hetohet.

Ndërkohë, hetimi nuk kërkon një mandat autorizimi nga kuvendi i Shqipërisë, ndërsa nëse do të kërkohet një arrestim atëherë do të kërkohet edhe një autorizim nga Kuvendi.

Kujtojmë se më 9 mars 2023, Byroja Kombtare e hetimit dhe policia zbarkuan në banesën e Ahmetajt në Lalz.

Vilës e cila është në emër të partneres së ish-zv.kryeministrit iu vu shiriti, ndërkohë që u ushtruan kontrolle dhe në banesën e ish-bashkëshortes së Ahmetajt.

Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk u gjet asgjë e paligjshme.

Ndërsa në shtëpinë e partneres nga kontrolli u gjet një shumë prej 30 mijë eurosh.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e SHBA: Do të mbrojmë qytetarët shqiptarë nga kartelet e drogës  

Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar 8 kartele droge, përfshirë kartelin Sinaloa, si organizata terroriste globale, …

Leave a Reply