Enkel Demi: Në ‘ABC News’ kam mbetur i vetëm trim në luftë! Do u mbetem thumb në tru…

Moderatori i emisionit të mëngjesit në ABC News, Enkel Demi, shpërtheu sot ndaj televizionit ky punon. Pamjet e reagimit të Demit u bënë virale.

“Duke nisur nga sot do shihemi nga ora tetë deri afër dhjetës. Jo nga dëshira jonë, por kështu si është bërë kjo puna e ABC-së, shto miell dhe shto ujë, ja ku jemi.

I urojmë gjithë të mirat Bashkim Hoxhës, i cili filloi sot, ishin pak surprizë të gjithë këto lëvizje. Bashkimi mbetet një mik, tek e fundit bën punën e tij. Për të tjerat pastaj nuk ia vlen të diskutojmë.

Unë nuk kam qenë kurrë dakord për këto gjëra që kanë ndodhur në ABC, ju e dini se kam mbetur i vetëm trim në luftë. Nuk më heqin nga puna, që do të thotë se ABC e Mëngjesit do të vazhdojë.

Nuk është e vërtetë që nuk kam menduar të iki vetë, por në fund fare m’u kujtua një varg i Migjenit që thoshte: Do mbetem thumb i ngulur në tru të njerëzisë. Kështu që edhe pesë minuta po të më lënë, do dal në televizionin ABC dhe do të them se çfarë mendoj.

Të tjerat pastaj nuk ka nevojë t’i diskutojmë sepse ata që kanë fantazi për ta bërë këtë televizion, siç e shihni po e bëjnë jashtëzakonisht mirë. Sa me punë, sa më duar, sa me këmbë e kështu me radhë,” tha Demi.

Pamjet u shpërndanë edhe nga gazetari Artan Hoxha, ish-i punësuar në këtë TV.

“Syri i majtë”… Kësaj i thonë, të “dalçin sytë” o Kel Demi…”, shkruan ai.

Kujtojmë se ky televizion ka përfunduar në duart e kryeministrit Edi Rama dhe po menaxhohet nga spin-doktori i tij, Endri Fuga. Sigurisht i përfshirë në menaxhim është edhe Sokol Balla, që punon në dy media të Ramës njëkohësisht.

 spin-doktori i tij, Endri Fuga. Sigurisht i përfshirë në menaxhim është edhe Sokol Balla, që punon në dy media të Ramës njëkohësisht.

 

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …

Leave a Reply