Gonxhja e Ramës: Jemi shumë të pasur prandaj e bëmë patentën 850 mijë lekë

Drejtoria Përgjithshme e Transportit Rrugor nuk tërhiqet nga rritja e çmimit të patentës.

Drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhe është shprehur se 200 euro më shumë janë të domosdoshme për një test të plotë e jo fiktiv.

“Nuk jemi tërhequr, me Autoritet, pa Autoritet ajo do të eci para. Nuk diskutohet që jo vetëm që nuk rrezikon konkurrencën kjo që po bëjmë ne në mënyrë të pariparueshme, por në mënyrë të pariparueshme rrezikohej konkurrenca nga ajo që nuk po bënte autoriteti dhe autoritetet e tjera që nuk kanë punuar në vite për të mbrojtur konkurrencën e ndershme. Nuk mund të ulim kokën në rërë si struci e të themi që jemi të varfër, ndërkohë që ne jemi shumë të pasur, paguam 403 milionë dollarë. Po kur vjen puna nuk duam ta bëjmë 100-200 euro më shumë atë testin e ta bëjmë të plotë, të mos jetë fiktiv. Pra, dua të them që ne nuk i ikim dot kësaj pune. Kjo punë kërkon edukatë, kërkon kulturë”, tha Gonxhja për “A2”.

Kujtojmë se më 1 mars 2023, Autoriteti i Konkurrencës pezulloi përkohësisht zbatimin e marrëveshjes mes DPSHTRR dhe autoshkollave që solli rritjen e çmimit të patentave.

About Redaksia

Check Also

Skandal/ Zhduket dosja e vjedhjes miliona euro të vëllait të Veliajt

Denoncimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha. Zhdukje mafioze të dokumentave në Skap! Ja si …

Leave a Reply