Paloka: Raporti i DASH më skandalozi, përgënjeshtron deklaratat e ambasadores kundrejt qeverisë

I ftuar në emisionin “A Shoë” me Adi Krastën ishte kryetari i këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Paloka është shprehur se, raporti i DASH ishte në kontraditë me deklaratat e ambasadores në Shqipëri dhe rikthimi i vëmendjes për zgjedhjet e 2021 tani pas dy vitesh nuk ishte pa qëllim.

“Me të gjithë qëndrimet e Alibeajt ka pasur gjithmonë hipokrizi, pasi mjafton të mendojmë se si kemi arritur në këtë pikë. Kur ai deklaroi dje se unë me Berishën jam darë që në momentin që u shpall nongrada sepse ne lidhjet i kemi me aleatët tanë dhe se unë do të vazhdoj misionin e Partisë Demokratike.

Për të dyja këto ai ka ngjarje të shkuara. Në lidhje me shpalljen nongrada të Berishës në korrik ata së bashku me Alibejan po rrinin në këmbë duke duartrokitur Berishën edhe pse ai ishte nongrada dhe kjo është një hipokrizi i Alibejat.

Alibeaj ka deklaruar në mbledhje se nëse PD e ka kryer detyrën e saj le të shkrihet se dielli do të lindi përsëri ndërsa sot flet për misionin e PD.

Nga këto del që ai nuk është vetvetja po qëndron aty si pasojë e mbështetjes nga mazhoraca dhe e detyrojnë të qëndrojë aty.

Në një farë mënyrë duhet të ketë një inat me Berishën në DASH sepse i ka rënë vlera e nongradas. Demokratët pritën që të dilni provat dhe del që ishin lobimet si ajo e McGonigal që nxirrnin njerëzit nongrada.

Rama së bashku me Alibejan kanë pasur si synim të fusnin në ligjin e dekriminalizimit edhe një nen të veçantë për nongradat po është tërhequr Rama dhe nuk është miratuar.

Në sjelljen e ambasadorët ndikon më shumë pjesa personale sesa zyrtare, raporti i fundit i DASH ka një moment që u janë rikthyer zgjedhjet e 2021 ndërkohë jemi në 2022, këto zgjedhje që DASH i nxin kjo ambasadore pa u mbyllur procesi uroj Ramën duke i bërë elozhe kundër kornizave diplomatike. Këtu ka  një diferencë të madhe mes raporteve të DASH pasi ky është më skandalozi pasi janë në kontraditë me deklaratat e ambasadores”, tha Paloka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply