Padia e PD kundër vendimit të KQZ, hidhet shorti për Kolegjin Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor ka hedhur shortin për padinë e depozituar nga Partia Demokratike me kryetar Sali Berishën, duke kundërshtuar vendimin e KQZ-së për mosregjistrimin e PD-së së përfaqësuar nga ish-kryeministri dhe vendimin e KAS për detyrimin e KQZ-së për regjistrimin e subjektit zgjedhor Partia Demokratike me nënkryetar Enkelejd Alibeaj.

Sipas shortit, relatore është caktuar Blerona Hasa.

Partia Demokratike e përfaqësuar nga Sali Berisha ka kërkuar nga gjykata:

1-Detyrimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të ç’regjistrojë subjektin Partia Demokratike e regjistruar me nënkryetar Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar.

2-Regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha si subjekt në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023 dhe:

3-Rregullimin e pasojave duke detyruar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve të përfshijë subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha si pjesë e Koalicionit Bashkë Fitojmë, koalicion i regjistruar nga KSHZ me vendimn e tij të datës 18.03.2023.

Relatore: Blerona Hasa

Gjyqtarët për në Kolegj Zgjedhor

  1. Alma Kolgjokaj
  2. Esmeralda Xhili
  3. Manjola Xhaxho
  4. Emona Muçi
  5. Blerona Hasa

About Redaksia

Check Also

“Shkencëtarët dhe mjekët që u zhdukën në mënyrë misterioze gjatë pandemisë Covid-19”, denoncimi i kardiokirurgut, Edvin Prifti

Kardiokirugu i njohur Edvin Prifti denoncoi zhdukjen, arrestimin dhe persekutimin e disa profesorëve shkencëtëreve të …

Leave a Reply