Pollo: Disa zagarë me ndihmën e pushtetit vodhën “vulën” e PD

Ish-ministri i Arsimit, Genc Pollo, është shprehur se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë është një kambanë alarmi për çdo qytetar.

Komentet Pollo i bëri gjatë një interviste për NeWs 24, ku tha se populli duhet të ngrihet me forma të ndryshme dhe përmes votës, të marrë në dorë fatin e vetë, pasi sipas tij, qeveria “Rama” nuk do të ndalojë vjedhjet dhe korrupsionin nga ky raport.

Ai shtoi se disa eksponentë të PD-së, sëbashku me pushtetin arritën të vjedhin vulën e opozitës, për ta dëmtuar sipas tij atë në zgjedhje.

“Është kambanë alarmi. Mesazhi është direkt për popullin shqiptar. Përmes dy votimeve mos flini gjumë, zgjidhni atë që duhet.

Diplomacia ka të bëjë më interesa. Demokracinë e,mbrojnë demokratët. DASH, ata specialistë që kanë hartuar raportin, mund të jenë shumë specialist shumë të mirë, por ata mbarojnë raportin dhe shkojnë në shtëpitë e tyre. Pas 32 vitesh është koha që të mos presim Mesian nga diplomatët perëndimorë, por forcën e ndryshimit duhet ta gjejmë te vetja.

Qeveria është e interesuar për pushtetin e vet. Qeveria i di të dhënat e raportit, por qeveria nuk është e ndryshuar. Çdo parti në pushtet ka si synim mbajtjen e pushtetit. Por mos prisni nga qeveria Rama që të emocionohet nga ky raport dhe të ndalojë PPP-të, të harrojë korrupsionin, etj.

Vula ka shkuar në drejtim të paditur me ndihmën e pushtetit. Media është nën goditje, por nuk ka rrugë tjetër veçse të ruaj pavarësinë e vetë më çdo kosto.

Me ndihmën e pushtetit disa zagarë vodhën vulën e opozitës. Publiku shqiptar këtë gjë e kupton”, u shpreh Pollo.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply