Pse Luizi?

Nga Mitro ÇELA

-Mesazhi.-

1.

PJESA E DYTË

Kush ishte Luizi para se të futej në Big Brother?

Djalë nga Shkodra. Këndoi dhe fitoi në një festival. Dinte dy – tre gjuhë të huaja.

Luante në dy-tre vegla muzikore.

U dashurua. Nisi karierë si diplomat. Në Paris.

Kaluan disa vite. Bëri dy divorce. Me të dashurën dhe diplomacinë.

Më vonë? Nuk këndoi. U zhduk nga skena. U harrua. Kish nisur punë në KESH.

Në shtëpi gjeti VIP-a. Të gjithë ishin futur me një qëllim:

Të fitonin 100 mijë euro.

Në një shtëpi ku violinë e parë është fitimi, nuk ka miq. Nuk ka shokë.

Ka luftë. Ka intriga. Ka lojë. Ka brryla. Ka thashetheme. I forti ha më të dobëtit. Jo me dhëmbë. As me thika.

Ka një rrugë:

të dërgosh më të fortin në nominim.

Ka dhe një rrugë të dytë:

lufte me nerva. Të gjesh “armikun”. Ta vësh me shpatulla për muri. Ta hedhësh nokdaun në tapet. Ta lodhësh. Ta telekosesh. Ta çmëndësh. Ta hutosh…sa të dorëzohet dhe me dëshirë të lërë shtëpinë.(Rasti i Eva Alikaj dhe Blendi Mane.)

Luizi ishte i pari që zbuloi psokologjinë e njeriut brenda shtëpisë si mund të fitojë.

Ndërtoi strategjinë e fitores.

Në fillim kundërshtarët i hutoi. I trullosi. I befasoi me tre objektiva:

  1. Këngën.
  2. Humorin.
  3. Batutat.

Në këngë ishte më i miri: kish fituar një festival dhe kishte shkuar në Eurovizion. Dje këngën e përdori për lavdi.

Sot këngën e donte për të fituar para.

Humorist nuk bëhesh. Humoristi lind.

Dhe Luizi ka humorin e tij. Orgjinal. Nuk e ka përdorur në skenë. Por mes shokëve. Mes familjarëve. Humor pa skenar. Pa regjizor.

Një humor i hollë. Gati – gati anglez.

Batuta është derivat i humorit. Një shkallë më lart. Batuta thuhet me një fjalë. E shumta me dy-tre fjalë.

Batuta është si shkrepëtimë. Nuk pret bubullima.

Batutën Luizi e ka në gen. E ka nga Shkodra. Batuta mund të bëjë një burrë i mënçur. I zgjuar. I rrahur me vaj e uthull- nga jeta. Batuta godet më shumë se humori. Ajo trullos. Nuk lë plagë.

Luizi ditët e para veçoi më të fortën: Oltën. Vetëm Olta mund t’i heqë çmimin.

Dhe e sulmoi. Me ironi. Me sarkazëm. Me arrogancë. Me debat. Me batutë. Me kërcënime. Me diplomaci.

Kërkoi aleatë. Gjeti Maestron. Kur kuptoi se Maestro bënte “dopjo xhoko” e sulmoi. E braktisi. E dhunoi me fjalë. I preu rrugët e miqësisë. E dërgoi në nominim. Dhe Maestro humbi.

Kërkoi një aleate. Gjeti Kjarën. E dashuroi.

Sot dashuria është baras seks.

Por para kamerave, seksi është mollë e ndaluar.

Luizi përdori gjithë dredhitë e dashurisë platonike:

I këndoi dhe i thuri këngë. E prekte. I puthte duart. Supet. I bënte humor.

Nuk lejoi askënd të prekte të dashurën.

Dhe Kjara e puthi.

Por Luizi kuptonte:

në luftë nuk shkohet me një të dashur.

Duhet një aleat-grua.

Dhe bënë dasëm. Spektakël. Shkëmbyen unazat.

Luizi luan për të fituar. Njerëzit nga jashtë e ndiqnin. Në fillim kalimthi. Për të vrarë kohën.

Por javën e dytë gjërat ndryshuan.

Njerëzit kuptuan mesazhet e Luizit. Kur vetë Luizi nuk dinte se kishte shpërndarë mesazhe.

Mesazh universal nuk është ai që shkruhet nga politikanët, gazetarët, akademikët.

Populli e vetkupton mesazhin mes rrjeshtave, mes fjalëve, mes veprimeve, mes mimikës, mes humorit, mes këngës.

Mesazhet e kthyen Luizin në hero. Ai tani nuk i takon shtëpisë. As Kjarës. As Top Channel.

Ai i takon popullit. Askush nuk ka fituar 1.3 miliardë klikime në Tik Tok. Miliona në instagram e FB.

Njerëzit bënë këngë për Luizin. Bënë protesta. Dërguan dron mbi Top Channel.

Mesazhi i parë.

Në Shqipëri ka një rregull: para mund të fitosh me drogë. Droga kërkon krim. Vrit shokun- rrëmbe paratë. Droga kërkon banda.

Luizi tregoi se si mund të fitohet pa drogë. Pa krim. Pa banda. Pa kobure.

Së dyti.

Para fitohet me rushfet për shefin e policisë; doganierin; taksidarin.

Paraja lumë vjen nga tenderat-duke korruptuar deri ministra.

Luizi nuk ka kë të korruptojë. Brenda nuk ka as policë e as doganierë. As para për rushfet.

Së treti.

Para fitojnë djemtë e deputetëve, prokurorëve. Gjyqtarëve.

Me paratë e babait blihen makina mbi 100 mijë euro! Blihen femre. Blihen vila në Dhërmi, në Greqi, Itali. Bëhet turizëm me para lumë në Dubai. Në Spanjë. Filipine.

Luizi ka vetëm një armë: mendjen! Ndaj populli befasohet. Nuk di me kë ta krahasojë.

Duke mos gjetur krahasim e bën idhull. E bën hero.

About Redaksia

Check Also

Karma është një “Romana Vllahutin”! Drejtësia është gjë tjetër!

Nga Gent STRAZIMIRI 21 tetori ishte një ditë që filloi si çdo ditë tjetër! Si çdo …

Leave a Reply