Berisha: 32 vite më parë shqiptarët përmbysën sistemin komunist, më stalinist të Europës

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën për idetë konservatore dhe trupëzimin e tyre në një Doktrinë të së djathtës shqiptare, u shpreh se, 32 vite më parë shqiptarët përmbysën sistemin komunist, më stalinist të Europës.
“Kjo konferencë zhvillohet në një ditë të veçantë. Bektashinjtë shqiptarë kremtojnë sot Sulltan Novruzin.
Unë e shfrytëzoj këtë rast për të shprehur nderimin tim më të madh për bektashinjtë shqiptarë, të cilët kanë qenë bastion i vërtetë i shqiptarizmit, por në teqetë e tyre, por edhe i gjuhës dhe edukimit, në kohën kur shqiptarët nuk kishin shkolla.
Uroj kjo ditë që të frymëzojë shqiptarët që Sulltan Novruzin tjetër ta kremtojmë më mirë.
Gjithashtu nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. Qindra-mijëra besimtarë myslimanë i përkushtohen sakrificës, të mirës. Nderojnë dhe lartësojnë veten.
Duke i përgëzuar ata, i lutem zotit të pranojë sakrificën.
Sot është gjithashtu 22 marsi, dita kur shqiptarët 32 vite më parë, kurorëzuan revolucionin demokratik të viteve ’90, përmbysën sistemin komunist, më stalinist të Europës, më të egër, më barbar.
Diktatori i vetëm që do krahasohej me Adolf Hitlerin. E vërteta është se Enver Hoxha, pas luftës zbatoi në Shqipëri, metoda shtypëse terrori që asnjë diktator tjetër nuk ia lejoi vetes. Infanticidi, hiperkolektivizmi ekstrem, e me radhë.
U ndala në këtë moment, sepse 31 vite më parë, nuk ka pasur një shoqëri më të degraduar, më të rraskapitur, më të mjeruar sesa shoqëria shqiptare.
Hiperkolektivizmi ekstrem kishte vendosur shumicën e shqiptarëve në regjimin e një urie kronike.
Izolimi total kishte vendosur shumicën e shqiptarëve ndër një indoktrinim të pashembullt të një vendi tjetër.
Lufta e egër e klasave, kasaphana e saj, kishte krijuar në Shqipëri klimën më të frikshme, më të rëndë.
Karl Jaspers, një intelektual i madh dhe filozof gjerman, që u mor me studimin e nazizmit dhe qëndrimin e shoqërisë gjermane ndaj nazizmit, i shërbeu kombit gjerman me veprat e tij.
Njëra prej të cilave ishte ‘Faji gjerman’.
Në aspektin e shtypjes, Jaspers thotë: Gjatë luftës, gjatë sundimit të Hitlerit, të mendoje të kundërshtoje, do të thotë të hapje varrin tënd.
E vërteta është se pak a shumë e njëjta ishte gjatë paqes gjatë diktaturës së Enver Hoxhës”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

SPAK merr të pandehur deputetin e Ramës. akuzat…,

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme ka marrë zyrtarisht …

Leave a Reply