Berisha: PD vendosi në themel të programit të saj që në fillim vlerat konservatore

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike vendosi në themel të programit të saj që në fillim vlerat konservatore.  Berisha tha se, kjo traditë u rikthye me gjithë shkëlqimin dhe vlerën e jashtëzakonshme të saj.
“Shqipëria doli në vitin 1991, shoqëria shqiptare kjo ishte. Editi tha një të vërtetë: nuk është e vërtetë se shqiptarët janë popull i majtë.
Por ka një të vërtetë të hidhur, sepse nuk ka njerëz më tradicionalë se shqiptarët, por asnjë komb nuk u deformua nga ata nga diktatura komuniste.
Ai grup që erdhi në pushtet në vitin 1991-1992, në kushtet më të vështira, ai ka një meritë, ata vendosën në themel të programit të PD-së, vlerat konservatore. Programin e një partie konservatore.
Personalisht, i frymëzuar shumë nga Ronald Reagan, jo aq për konservatorizmin e tij, por për antikomunizmin e tij, sepse ai burrë vigan, në një kohë kur kancelaritë negocionin në frymën e detantës, që ishte legjitim i sistemit komunist, ai tha se këta janë perandori e të keqes.
Me këtë parim, ai përdori fuqinë e vendit të tij për të shpërbërë fuqinë e të keqes, që ishte Bashkimi Sovjetik. Përdori fuqinë e tij për të ndihmuar të gjithë ata që luftonin kundër komunizmit.
Menjëherë në pushtet, PD vendosi në themelet e programit të saj, liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Ajo u krijua në një vend me liri dhe të drejta të mohuara me Kushtetutë. Në këtë aspekt, bëri përpjekje të mëdha për të krijuar, jo vetëm për t’i respektuar, për të krijuar institucionet që garantonin këto të drejta. Bëri çdo gjë që besimet fetare të zhvilloheshin në përputhje me traditën e shkëlqyer shqiptare.
Shpesh unë them, po marr besimin tim islam evropian, sepse islami ynë është një islam që pranoi alfabetin latin, që vendosi të përkthejë Kuranin, që bashkëjetoi në mënyrë të përsosur me besimet e tjera që kanë ekzistuar në Shqipëri.
Kjo traditë u rikthye me gjithë shkëlqimin dhe vlerën e jashtëzakonshme të saj.
Ne besonim te prona. PD, është e vërtetë që sot në retrospektivë nuk mund të themi se i dha përgjigjen perfekte çështjes së pronës, por brenda muajsh bëri pronarë të apartamenteve të tyre 240 mijë shqiptarë. Si asnjë vend në Europën Lindore. Një vendim i tillë nuk është marrë asnjëherë.
U përpoq me tokën, bazuar në parime që për fat të keq shkelën të drejtat e pronarëve dhe këtë duhet ta njohim. Por rezervuari njerëzor i krijuar impononte një parim: toka atij që jeton dhe që e punon.
Sipërfaqja e vogël e tokës, nuk është se nuk kishim vetëdijen se shkelëm të drejtën e pronarëve me këtë parim, por sipërfaqja e vogël e tokës dhe arka e shtetit me vetëm 4 milionë dollarë, e bënte të pamundur një zgjidhje tjetër që njerëzit të mbijetonin.
Interesi kombëtar ishte parimi tjetër që ne shpallëm.
Një guxim i madh. Një forcë politike njëjavore, shpalli si yllin e saj polar, çështjen kombëtare.
Një çështje kombëtare e tradhtuar, por ajo ishte e drejtë dhe ne nuk mund t’ia kthenim shpinën.
Shpallëm parim tjetër themelor, vokacionin perëndimor të vendit tonë, orientimin euroatlantik”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protestat në Malin e Zi detyrojnë Alabar të tërhqet nga projekti në Ulqin

Qindra banorë, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe biznesmenë nga Ulqini protestuan në këtë qytet në …

Leave a Reply