Berisha: Edi Rama vjedh çdo ditë dhe çdo ditë forcon lidhjet me krimin, mafian dhe drogën

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi kandidatin e bashkisë Mat, Skender Gjucin. Berisha është shprehur në takim se, këto zgjedhje janë vërtetë vendore për qeveritarët vendorë, por këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, kanë atë rëndësi që kanë pasur zgjedhjet e viteve 1990.

“Të dashur miq!

Këto zgjedhje janë vërtetë vendore për qeveritarët vendorë, por këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, kanë atë rëndësi që kanë pasur zgjedhjet e viteve 1990, sepse ne njësoj si në vitet ’90, përballemi me një monizëm të dytë të pamëshirë, me një monizëm i cili po shkatërron, rrënon këtë vend, shkreton këtë komb.

Në histori ju e dini, dramat më të mëdha të kombeve, pushtimet më të egra të kombeve kanë qenë monizmat dhe ajo që ne pamë si shqiptarë në diktarurën moniste, ishte monizmi më i pamëshirshëm i Europës. Ai monizëm bazohej në doktrinën Marksiste-Leliniste, por sot Edi Rama ka 10% më shumë pushtet se diktatori i fundit komunist në 1991.

Sot Edi Rama kontrollon çdo pushtet në këtë vend, sot Edi Rama qeveris duke mos respektuar asnjë ligj, asnjë normë, asnjë standard, asnjë vendim. Sot Edi Rama e ka shndërruar qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale, e cila nga njëra anë vjedh çdo orë, çdo ditë, çdo natë, çdo javë, çdo muaj, fondet publike, pasuritë publike të shqiptarëve dhe nga ana tjetër trash çdo orë, çdo ditë e më shumë lidhjet me krimin, mafian dhe drogën.

Të gjitha këto së bashku kanë tjetërsuar Shqipërinë për shqiptarët. Të gjitha këto së bashku kanë bërë që shqiptarët të mos ndihen më si në vendin e tyre, por të largohen dhe vetëm të largohen”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply