Berisha: Zgjedhjet janë betejë dhe ne do ta bëjmë atë betejë deri në fitoren përfundimtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh nga Mati se, zgjedhjet janë betejë dhe ne do ta bëjmë atë betejë deri në fund, deri në fitoren e Skënder Gjucit, Bedri Hoxhës, Ismail Ukës dhe gjer në fitoren tonë përfundimtare.

“Të dashur miq!

Zgjedhjet janë, thashë edhe njëherë, të një rëndësie historike, sepse ne jemi në kushtet e një monizmi dhe ne demokratët duhet ta pranojmë se për fatkeqësinë tonë ne kontribuuam në këtë monizëm. Kontribuuam me braktisjen e zgjedhjeve lokale.

Atë PD-ja kurrë nuk duhet ta bënte. Por ne jemi ata që nuk pretendojmë se nuk mund të gabojmë, por jemi ata të cilët gabimet i shohim drejt, dhe marrim masa të mos i përsërisim kurrë. Ndaj dhe statutin e PD-së, kemi një nen, i cili thotë; Partia Demokratike nuk bojkoton kurrë zgjedhjet.

Zgjedhjet janë betejë dhe ne do ta bëjmë atë betejë deri në fund, deri në fitoren e Skënder Gjucit, Bedri Hoxhës, Ismail Ukës dhe gjer në fitoren tonë përfundimtare.

Por këto zgjedhje kërkojnë nga ne me një përkushtim të madh, me një njerëzi të pakufishme të kontaktojmë, takojmë, trokasim në çdo derë, në çdo zemër, tek çdo qytetarë. Ne jemi një sot, në këtë vuajtje shqiptarët janë një, në këtë vjedhje të tmerrshme po vidhen të gjithë shqiptarët, përveç sektit të rilindjes.

Në këtë largim dhe shkretim masiv, po largohen të gjithë shqiptarët. Shumë herë më afër janë socialistët e thjeshtë me ju, me secilin prej jush, se sa me Agron Malajn, i cili nuk mendon gjë tjetër ditë e natë, se si të pasurohet vetë dhe se si të pasurohet fatosi i tij.

Ka ardhur këtu me deklaratën e pasurive të një ish oficeri garde. Kurse tani është bërë milioner. Ndërton saraje, firmos për të vëllain. Unë i them këtu; por në ligjet e këtij vendi dhe në kodin moral, zyrtari nuk mund të firmosë kurrë për vëllain e tij, se që në momentin që firmos për vëllain e tij, të ipen, basene, shpate, prona publike, ai vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh.

Lexoni tenderat. Dy kompani gjithsej pranon për të ndërtuar shkollat dhe ua ndan. Njëri njërën shkollë, shkollën tjetër tjetri. Ata ndajnë fondet, ja japin Agronit. Këta janë bërë një sekt i rrezikshëm”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD çon në Kushtetuese ligjin për komisionet hetimore

Opozita ka ankimuar këtë të premte në Gjykatëmn Kushtetuese ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore …

Leave a Reply