Sulmii i qeverisë ndaj “Prestige Resort”/ Boçi: Ka sfiduar hapur drejtësinë dhe raportin e DASH

Deputeti i PD, njëkohësisht kandidati për Bashkinë e Elbasanit,  Luçiano Boçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas sulmit të qeverisë ndaj Prestige Resort duke konfiskuar paligjshmërisht ambientet e këtij biznesi.

Boçi shkruan se, Rama po vijon çmendurinë e tij me “Prestige Resort” duke sfiduar hapur jo vetëm drejtësinë shqiptare por edhe Departamentin Amerikan të Shtetit vetëm 48 orë pasi ky raport denoncoi veprimtaritë e qeverisjes.

“Edi Rama vazhdon çmendurinë e tij me “Prestige Resort” duke sfiduar hapur jo vetëm drejtësinë shqiptare por edhe Departamentin Amerikan të Shtetit. Vetëm 48 orë pasi në raportin e DASH u shkrua me gërma të mëdha se si qeveria dhe kryeministri cënuan lirinë e medias duke i vendosën tritol resortit të biznesmenit, Irfan Hysenbelliu për shkak të linjës editoriale të mediave që ai drejton, Rama urdhëron konfiskimin e “Prestige Resort”. Si burracak që është gjithçka arbitrare që ndodh në këtë vend, realizohet gjatë kohës që ai vetë është në charter për të shkuar jashtë vendit.

Duke shprehur mbështetjen maksimale për “Focus Media Group” dhe çdo gazetar që punon në këto media, dua të vlerësoj maksimalisht rezistencën qytetare të biznesmenit Hysenbelliu në një betejë që prej më shumë se 1 viti Edi Rama dhe gjithë institucionet shtetërore i kanë shpallur bizneseve të tij. Shqiptarët e kanë kuptuar prej kohësh që jetojnë në një regjim. Është koha që faktori ndërkombëtar dhe selitë e tyre diplomatike në Shqipëri të ndalin një të çmendur që po detyron çdo media të kthehet në një altoparlant i sukseseve imagjinare të qeverisë së tij”, shkruan ai.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply